Bota

Deputetja shqiptare në Kroaci: Shqiptarët strehuan shumë familje në Petrinjë pas tërmetit

4 Janar 2021, 12:08 Nga DOSJA
Deputetja shqiptare në Kroaci: Shqiptarët strehuan shumë familje

KROACI– Deputetja shqiptare në Kuvendin e Kroacisë, Ermina Lekaj Prljaskaj ka treguar se shqiptarët kanë strehuar shumë familje në Kroaci që mbetën pa shtëpi pas tërmetit të fortë që shkaktoi 7 viktima.

Shqiptarët në Kroaci kanë hapur edhe një faqe për mbledhjen e fondeve, ndërsa deputetja ka përmendur edhe rastin kur një familje shqiptare e cila është pronare e një furre në Petrinja të Kroacisë, kanë dhënë bukë për të prekurit nga tërmeti. “Atë ditë, bashkë me mu, ata i kanë dërguar mbi 2 mijë bukë. Shumica prej tyre janë nga rrethi i Hasit, dhe për çdo ditë dërgojnë bukë për të prekurit. Shumë nga ta ka edhe që i marrin për t’i strehuar në banesat e tyre”, tha ajo në RTV Dukagjini.

Rreth 20 mijë shqiptarë jetojnë në qytete të ndryshme në Kroaci, por sipas deputetes ka shumë të tjetë që nuk janë deklaruar

“Në Kroaci kemi rreth 20 mijë shqiptarë, të deklaruar si shqiptarë që jetojnë, por ne mendojmë që ekzistojnë më shumë se kaq. Ne e kemi këtu një pjesë, kur fëmija që lind e nuk i kanë prindërit me origjinë nga kroate, atyre hapësira ku u shkruan kombësia nuk e plotësojnë, e lë ë të zbrazët në mënyrë që ata kur të arrijnë moshën madhore të zgjedhin vet se si duan të shkruhen, si ndjehen ata. Prandaj, ka shumë më shumë shqiptarë, por që nuk janë të deklaruar”, u shpreh Lekaj-Psljaskaj.

Tërmeti goditi Kroacinë më 29 dhjetor dhe mori 7 jetë, teksa u  lënduan 20 të tjerë.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora deputetja shqiptare ne kroaci shqiptaret ndihmuan te prekurit nga termeti termeti ne kroaci deputetja shqiptare ne kroaci shqiptaret ndihmuan te prekurit nga termeti termeti ne kroaci

Sondazh

Poll

Bota 4 Janar 2021, 11:43

SHBA-Aktorja Julia Roberts, e cila është konsideruar dekadave të fundit, si aktorja më e bukur, ka deklaruar se nuk ka bërë asnjëherë botox dhe se nuk ka ndërme...