Aktualitet

Goditën me levë dhe e hodhën në kanal policin, arrest me burg për Fatjon Bushgjokën, kushëriri i tij nuk shpëton paq

4 Janar 2021, 11:53 Nga DOSJA
Goditën me levë dhe e hodhën në kanal policin, arrest me

KURBIN– Gjykata e Kurbinit ka dhënë masën e sigurisë “Arrest në Burg” kushërinjeve Fation dhe Elson Bushgjokaj, të vënë nën akuzë për grabitjen me dhunë të një ish-efektivi të policisë së burgjeve, ngjarje e ndodhur në qershor të vitit 2011 në Mamurras.

Në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura mësohet se, referuar provave të paraqitura nga prokurori Bardhyl Shehi, gjyqtari Aurel Arapi e konsideroi të ligjshëm ndalimin e përsonave nën hetim dhe vendosi ndaj tyre masen e sigurisë “Arrest në Burg” për veprat penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit”.

Pas nëntë vitesh është zbardhur plagosja me sende të forta e efektivit të policisë Arben Doçi, në Mamurras. Dosja.al mësoi se Prokuroria dhe policia e Laçit, ka vënë në pranga dy kushërinjtë Bushgjoka, Elson dhe Fatjon, të cilët akuzohen se në vitin 2011 grabitën dhe dhunuan efektivin Doçi, që në atë kohë shërbente pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Ishin gjurmët e Coca-Colës prova që i vuri pas hekurave dy kushërinjtë.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet fatjon bushgjoka fatjon bushgjoka

Sondazh

Poll