Bota

Britania e Madhe nis sot vaksinimin me AstraZeneca, rreth 530 mijë doza do të shpërndahen në gjashtë spitale

4 Janar 2021, 07:10 Nga DOSJA
Britania e Madhe nis sot vaksinimin me AstraZeneca, rreth 530 mijë doza do

BRITANIA E MADHE-Anglia ditën e sotme do të nisë shpërndarjen e dozave të para të vaksinës së Oxford-AstraZeneca, duke përshpejtuar programin e saj të vaksinimit.

Rreth 530,000 doza do të jenë në dispozicion, fillimisht në gjashtë spitale Oxford, Sussex, Lancashire, Warëickshire dhe dy në Londër.

Lajmi është konfirmuar nga kryeministri Boris Johnson, i cili e ka quajtur një triumf për shkencën britanike. Gjithashtu, ai ka thënë se mendon se gjatë këtij viti do të fitojnë betejën me Covid-19.

Nga nesër, shërbimi shëndetësor kombëtar (NHS) do të fillojë përdorimin e vaksinës së Oksfordit për të dhënë mbrojtje kundër Covid 19. Ne e dimë se ka sfida akoma përpara nesh gjatë javëve dhe muajve të ardhshëm, por unë kam besim se ky është viti që ne do të mposhtim koronavirusin dhe do të fillojmë të jetën normalisht,“-ka thënë ai.

Ndërkohë, ditën e djeshme Johnson ka paralajmëruar dhe rregulla më të ashpra në luftën kundër virusit që mund të jenë të nevojshme për një periudhë afatshkurtër. Ai paralajmëroi se kufizimet rajonale në Angli ndoshta do të bëhen më të ashpra, ndërsa Britania e Madhe përpiqet të kontrollojë përhapjes e variantit të ri të Covid-19

Që prej fillimit të pandemisë në Britaninë e Madhe janë shënuar 2,654,779 raste infektimi dhe kanë ndërruar jetë 75,024 pacientë.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota astrazeneca britania e madhe nis vaksinimin astrazeneca britania e madhe nis vaksinimin

Sondazh

Poll