Bota

Peshkatarët shpëtojnë për mrekulli, 1.400 tonë eksploziv të vendosura në një anije gati për shpërthim  

3 Janar 2021, 20:16 Nga DOSJA

ANGLI- Tre peshkatarë janë shpëtuar mrekullisht me anijen e tyre në momentin që kaluan pranë një anije tjetër të mbushur me eksploziv. Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja të cilat shkruajnë se peshkatarët po udhëtonin pranë grykes së Medway në Kent, në vendin ku janë rrënojat e një anije tjetër të mbushur më 1.400 ton eksploziv.

Në ndihmë të menjëherëshme të tyre erdhën ekspertët e shpëtimit, të cilët bënë të mundur tërheqjen e anijes në një vend tjetër. Autoritetet në vend deklarun se në rrënojat e anijes së mbytur ka mjaft municione për të shkaktuar një shpërthim masiv sa mund të krijojë një valë batice prej 4 metrash.

Ndërkohë që një zëdhënës i rojes bregdetare tha se anija është larguar e sigurtë nga vendi i ngjarjes me anë të ndihmës së ekspertëve të shpëtimit dhe se është dërguar për në skajin tjetër të detit në mënyrë që të mos kihin probleme nëse eksplozivi shpërthente.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota shpetohen 3 peshkatare shpetohen 3 peshkatare

Sondazh

Poll