Bota

E deklaron vetë! Përgjohet Aleksandër Vuçiç, alarmohen autoritetet serbe, nisin hetim të menjëhershëm

3 Janar 2021, 19:23 Nga DOSJA
E deklaron vetë! Përgjohet Aleksandër Vuçiç,

SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç në një intervistë që ka dhënë së fundmi për mediat serbe ka treguar se para një viti është përgjuar nga disa persona.

Ai është shprehur se nuk i di me saktësi emrat sakaq shton se e di shumë mirë se kush mund të fshihet pas përgjimeve. Vuçiç gjithashtu deklaroi se ka si prova për pretendimet e tij, bisedat e tij të regjistruara.

“Unë nuk i di direkt emrat e njerëzve që më përgjuan. Por, po, mendoj se e di kush qëndron pas saj. Unë nuk jam nga ata njerëz dhe nuk do të marrë hak” ka thënë ai.

Ndërkohë menjëherë pas deklaratës kanë reaguar dhe ekspertët e sigurisë, të cilët kanë thënë se në lidhje me këtë ngjarje është i nevojshëm një hetim urgjent dhe i plotë, raporton gazeta serbe.

Sakaq , Ministri i Brendshëm serb, Aleksandar Vulin deklaroi sot se shërbimet janë duke punuar në hetimin e kësaj çështje.

“Vuçiç nuk e tha atë për hir të marketingut politik, por sepse është e vërtetë. Presidenti tha të vërtetën dhe na takon neve ta konfirmojmë atë të vërtetë”, tha Vulin  për TV Prvas.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni aleksandar vucic aleksandar vucic

Sondazh

Poll

Bota 3 Janar 2021, 17:57

GREQI- Një aksident i rëndë është regjistruar në Greqi, ku një furgon policie është përplasur me një makinë në Rrugën e Vjetër Kombëtare Serres-Promachonas, në ...