Bota

AUDIO-SKANDALI/ Publikohet regjistrimi, Trump i bën presion Guvernatorit të Xhorxhias: Më siguro 11.780 vota, duhet të fitoj

3 Janar 2021, 21:38 Nga DOSJA
AUDIO-SKANDALI/ Publikohet regjistrimi, Trump i bën presion Guvernatorit

SHBA- Presidenti në detyrë i SHBA-së, Donald Trump është regjistruar teksa i bën presion Guvernatorit të shtetit të Xhorxhias, Brad Raffensperger për të ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve. Në audiopërgjimin e publikuar nga media amerikane Washington Post, ku dëgjohet Trump t’i kërkojë Guvernatorit që t’i sigurojë 11.780 vota.

Në audiopërgjim dëgjohet Trump të thotë se nuk ka asgjë të keqe po të deklaronin se i kanë rillogaritur votat sërish dhe se ai del fitues. Me tej ai thotë se njerëzit e Xhorxhias janë të zemëruar me këtë rezultat dhe se nëse ai do të zgjidhet fitues, atëherë Guvernatori do të shihet si hero në sytë e qytetarëve.

Në i kemi fituar zgjedhjet Brad. Njerëzit e Xhorxhias janë të zemëruar, amerikanët janë të zemëruar. Dhe nuk ka asgjë të keqe të thuash, e di çfaraë… i rillogaritëm rezultatet. Pra ajo që dua të bëj, është thjesht të gjej 11,780 vota, që është një më shumë se sa kemi. Sepse ne e fituam shtetin. Çfarë mund të bëjmë për këtë gjë. Mendoj se ti do të thuash që ‘ne do ta zgjidhim këtë gjë’. Të gjitha votat tona i kaluan Biden. Njerëzit e Xhorxhias do të nderojnë shumë ty nëse rinumëron votat dhe më nxjerr mua fitues “, tha Trump.

Ndërkohë që Raffensperger nuk ka rënë pre e ketij presioni dhe tha se zgjedhet në Xhorxhia ishin të sakta dhe të drejta.

“Në mendojmë se kemi zgjedhjet të ndershme,” tha ai.

Në lidhje me këtë regjistrim mediat e huaja kanë pyetur Shtëpinë e Bardhë për një shpjegim, por deri tani nuk ka asnjë reagim në lidhje me këtë nga Presidenti Trump apo republikanët.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota audiopergjimi brad raffensperger donald trump washngton post audiopergjimi brad raffensperger donald trump washngton post

Sondazh

Poll