Bota

E pazakontë! I futen në shtëpi dhe e torturojnë, grabitet 70-vjeçarja në Kosovë, hajdutët i marrin 55 mijë euro. E mosh

3 Janar 2021, 21:02 Nga DOSJA
E pazakontë! I futen në shtëpi dhe e torturojnë, grabitet

KOSOVË- Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Kosovë, ku disa persona kanë hyrë në në shtëpinë e 70 vjeçares nga Gjurgjedelli i Kaçanikut dhe i kanë vjedhur 55 mijë euro.

Sipas mediave kosovare, e moshuara jetonte vetëm në shtëpi, ku grabitësitë janë futur brenda banesës teksa ajo po flinte gjumë.

Meidat shtojnë se tre persona të maskuar, që kishin marrë vesh se Remzie Mani kishte një shumë të madhe parash, fillimisht e goditën me grusht në kokë, e më pas e lidhën.

Në një intervistë që ka dhënë për mediat e Kosovës, e moshuara ka treguar se grabitësit  i kanë vendosur thikën në fyt, sakaq shton se paratë që i kanë vjedhur i kishte mbledhur për të blerë një shtëpi. Ajo ka thënë ndër të tjera se hajdutët kanë lënë edhe gjurmë.

“Nuk e di se si kam shpëtuar, më vendosën thikën në fyt. I kisha mbledh paret me ble një banesë të vogël diku. Ja tek janë shenjat, nga këtu janë futur.”- thotë ajo.

Mësohet se ata e kanë tortuaruar derisa e moshuara ka pranuar të tregojë se ku i ka fshehur paratë që i kishte mbledhur nga pensionet. Më pas ata i morën 55 mijë euro dhe u larguan. Nuk dihet se kush kanë qenë autorët, sakaq mësohet se policia po merret me hetimin e ngjarjes për të zbuluar se kush janë grabitësit.

(A.k.dosja.al) 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni remzie mani remzie mani

Sondazh

Poll