Bota

Sulm me armë në një kishë në SHBA, vritet pastori dhe plagosen 2 persona të tjerë 

3 Janar 2021, 20:35 Nga DOSJA
Sulm me armë në një kishë në SHBA, vritet pastori dhe

SHBA- Një sulm me armë zjarri në një kishë ka ndodhur ditën sotme në Teksas në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja, të cilat shkruajnë se nga sulmi ka mbetur i vrarë pastori i kishës dhe janë plagosur 2 persona të tjerë.

Sulmi ndodhi mëngjesin e sotëm në kishën Metodiste Starrville, e cila është 100 milje larg qytetit të Dallas. Autori i sulmit është arrestuar nga Policia dhe tani ndodhet në paraburgim.

Dy personat e tjerë që janë plagosur po trajtohen në spital, ndërkohë që gjendja e tyre ende nuk dihet. Ndërsa agresori gjatë arrestimit nga Policia është plagosur në dorë.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota 1 pastor eshte vrare sulm ne kishe 1 pastor eshte vrare sulm ne kishe

Sondazh

Poll