Sport

VIDEO/ Inter “shkërmoq” Crotonen, viti 2021 nis “flakë” për zikaltërit

3 Janar 2021, 13:30 Nga DOSJA
VIDEO/ Inter “shkërmoq” Crotonen, viti 2021 nis

MILANO– Viti 2021 nis mbarë për Interin që ia del të fitojë ndaj Crotones me shifrat e thella 6-2. Fillmisht nisi sfida malore për zikaltërit të cilët e panë veten në disavantazh, në minutën e 12-të miqtë shënuan me anë të Zanellatos, reagimi nga Interi erdhi shumë shpejt dhe vetëm 8 minuta nga ai gol i pësuar Lautaro Martinez barazoi shifrat.

Ndërsa Marrone shënoi autogol në minutën e 31-të. Megjithatë në minutën e 36-të Arturo Vidal shkaktoi penallti ndaj Reca-s, të cilën e ekzekutoi saktë mbrojtësi Golemic duke barazuar shifrat.Në fillim të pjesës së dytë Conte la në pankinë Vidalin dhe hodhi në fushë Sensin, ndërsa Interi mori menjëherë kontrollin e lojës dhe arriti të shënojë plot 4 herë deri në vërshëllimën finale, dy herë me Lautaron, që kompletoi tripletën personale sot dhe nga një me Lukakun e Hakimin, të cilët vulosën suksesin e thellë.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport crotone inter serie a crotone inter serie a

Sondazh

Poll