Politike

Nalta dhe Kreni, Spiropali tregon ‘debatet’ me bashkëshortin për emrat e fëmijëve: Jo, jo, duket sikur i ke vënë tënd

3 Janar 2021, 18:30 Nga DOSJA
Nalta dhe Kreni, Spiropali tregon ‘debatet’ me bashkëshortin

TIRANË– Ministrja Elisa Spiropali ka treguar se emrat e fëmijëve të saj janë vendosur pas një ‘studimi’ të gjatë në kohë, me bashkëshortin e saj. E ftuar në “EXPULS”, Spiropali tha se për emrin e vajzës, që quhet Nalta ka kërkuar në Gjendjen Civile për të parë nëse kishte të tjera apo jo, e më pas ia kishte vendosur.

Ndërsa djalin, që quhet Kren (kokë), kishte dashur ta quante Lis në fillim, por bashkëshorti e kishte kundërshtuar, pasi mendonte se do duke sikur Elisa i kishte vënë emrin e saj, por të shkurtuar.

“Fëmijët duhen shumë por unë e kam menduar punën e emrit pak gjatë në atë kohë, sepse doja që të ishin emra me tingull të fortë, të kishin muzikalitet, por të kishin kuptim dhe të ishin shqip. Besoj se Nalta dhe Kren i plotësojnë të gjitha këto, dhe po t’i bësh bashkë Krenaltë përsëri kanë kuptim. Kur i vura emrin vajzës kontrollova nëpër Gjendjen Civile a ka Nalta të tjera, nuk kishte, pra më rezultoi që ishte një emër shumë i veçantë. Tani janë shtuar disa, sepse është bërë publike dhe ka disa Nalta të tjera këtu dhe në Kosovë por jam e kënaqur me këtë. Për Kren, mendova disa opsione. Lis nuk ma pranoi bashkëshorti, se tingëllonte si emri im. Tha po t’ia vëmë Lis, duket sikur i ke vënë emrin tënd më tha. Kren më ka pëlqëyer gjithmonë kjo fjalë “kren” në vend të “kokë”. Fjala “nalt” më pëlqen më shumë se fjala “lart”,”- rrëfeu ministrja Spiropali.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike elisa spiropali elisa spiropali

Sondazh

Poll

Politike 3 Janar 2021, 11:08

TIRANË– Kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama rezulton si një ndër liderët më të ndjekur në botë në rrjete sociale. Sipas studimit më të fundit të të d...