Politike

“Do marrësh votën”, Rama inspekton punimet në Vlorë, surprizohet nga korçari: S’kam marrë akoma legalizimin! Ndërhy

3 Janar 2021, 18:01 Nga DOSJA
“Do marrësh votën”, Rama inspekton punimet në

VLORË– Kryeministri Edi Rama ka shkuar sot në Vlorë për të inspektuar punimet e transformimit të lagjes në plazhin e vjetër prej 24 hektarësh.

I shoqëruar nga Damian Gjiknuri dhe kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli, Rama inspektoi punimet ku janë janë ndërtuar rrjetet e ujësjellës-kanalizimeve, dhe ka parë plan-projektin e infrastrukturës rrugore, ndriçimit e gjelbërimit që do të ketë kjo zonë.

Gjatë vizitës, Rama është ndeshur edhe me disa banorë të zonës, me të cilët ka shkëmbyer edhe batuta. Njëri prej banorëve i ka thënë kreut të qeverisë se ai tashmë e meriton votën, pasi e ka bërë punën e tij.

Banori: Jemi dakord, kështu që do marrësh votën nesër

Rama: Po leje votën tani… Dakord jeni ju kur u vjen për mbarë nuk diskutohet ajo punë po hë…

Një tjetër banor kishte ankesë për legalizimin. I ardhur nga Korça, ai tha se ishte i vetmi që nuk e kishte marrë legalizimin.

Jam vetëm unë, mes 10 personave që nuk e kam marrë,”- tha ai.

Shiko, në mes të vlonjatëve e ngre zërin një korçar. Rrinë urtë vlonjatët, bërtet korçari,”- tha Rama dhe të tjerët qeshën.

Mes tyre ndërhyri Leli që kërkoi identitetin e qytetarit, në mënyrë që ta shikonte vetë këtë çështje.

Duke ndenjur me vlonjatët të duket vetja vlonjat, por s’është kështu…nuk shkon kjo. Shih shih, rrinë urtë vlonjatët, bërtet korçari….Mos i shiko kështu këta ti, se rrinë si korçarë por po hapën gojën këta…”- tha kryeministri.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike damina gjiknuri dritan leli edi rama rama ne vlore damina gjiknuri dritan leli edi rama rama ne vlore

Sondazh

Poll

Politike 3 Janar 2021, 11:08

TIRANË– Kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama rezulton si një ndër liderët më të ndjekur në botë në rrjete sociale. Sipas studimit më të fundit të të d...