Bota

Mutacioni i Covid, shfaqen rastet e para të infektimit në Qipro

3 Janar 2021, 15:26 Nga DOSJA
Mutacioni i Covid, shfaqen rastet e para të infektimit në Qipro

QIPRO- Mutacioni i ri i Covid-19 është përhapur edhe në rajonin e Ballkanit. Disa raste janë regjistruar në ishullin e Qipros. Lajmin e kanë bërë të ditur mediat greke të cilat shkruajnë se janë gjetur 12 persona mbartës me mutacionin e ri të Covid.

Të 12 personat janë karantinuar dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore. Ndërkohë që Ministria e Shëndetësisë greke ka thënë se po merret me rastet në fjalë dhe po heton për të marrë më shumë të dhëna mbi mutacionin e ri.

Mutacioni i ri i koronavirusit që u identifikua për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar, mendohet të jetë 70 për qind më i transmetueshëm. Lidhur me këtë rast, shumë vende të botës kanë vendosur që t’i ndalojnë udhëtimet me Mbretërinë e Bashkuar.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni mutacioni i covid rastet e reja ne qipro mutacioni i covid rastet e reja ne qipro

Sondazh

Poll

Bota 3 Janar 2021, 14:59

ANGLI-Covid-19 ka gjunjëzuar çdo sektor të mundshëm jetese ën çdo vend të botës. Vështirësitë e pandemisë janë ndjer kudo, por më shumë në pjesën ...