Bota

Hungaria nuk do të përdorë vaksinën ruse ‘Sputnik V’/ Kryeministri Orban me shpresë nga Kina: Është më premtuese

3 Janar 2021, 15:20 Nga DOSJA
Hungaria nuk do të përdorë vaksinën ruse ‘Sputnik

HUNGARI-Qeveria në Hungari mund të mos përdorë vaksinën anti-Covid të Rusisë Sputnik V. Lajmi është konfirmuar nga kryeministri hungarez Viktor Orban, i cili ka thënë se vaksina Sputnik V është e mirë, por kapaciteti i prodhimit është i ulët.

Hungaria mund të mos e përdorë vaksinën ruse anti-Covid. Ne e dimë që vaksina ruse është e mirë, por nuk ka doza të mjaftueshme dhe me gjasë nuk do të ketë, për shkak se ata kanë kapacitete të kufizuara të prodhimit,”-ka thënë ai.

Gjithashtu, ai ka shtuar se mund të aplikojë për përdorim vaksinën kineze, pasi sipas tij vendi mund të jetë i gatshëm të prodhojë më shumë doza dhe më shpejt.

Vaksina kineze është më premtuese dhe duket se do të jetë e gatshme më shpejt në sasi të mëdha. Idealja do të ishte nëse ju mund të zgjidhni nëse doni të vaksinoheni me ndonjërën nga vaksinat e prodhuara në Perëndim apo me vaksinë kineze,’-ka thënë ai. 

Në muajin nëntor të vitit të kaluar, Hungaria u bë shteti i parë evropian që pranoi një mostër të vaksinës ruse. Ekspertët rusë dhe ata perëndimor kanë ngritur shqetësimet e tyre lidhur me vaksinën, e cila nuk është miratuar për përdorim nga rregullatori evropian për barna. Gjithashtu, Hungaria mori dozat e vaksinës së prodhuar nga Pfizer dhe BioNTech më 26 dhjetor dhe nisi menjëherë vaksinimin dhe jo siç kishte rënë dakord me vendet e BE-së, që fushata e vaksinimit të niste një ditë më pas, më 27 dhjetor.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota hungari viktor orban hungari viktor orban

Sondazh

Poll

Bota 3 Janar 2021, 14:59

ANGLI-Covid-19 ka gjunjëzuar çdo sektor të mundshëm jetese ën çdo vend të botës. Vështirësitë e pandemisë janë ndjer kudo, por më shumë në pjesën ...