Bota

Eliot Engel largohet nga Kongresi, falenderime nga Shqipëria. Yuri Kim: Krijuat marrëdhënie të forta Shqipëri-SHBA! Hajdari

3 Janar 2021, 10:29 Nga DOSJA
Eliot Engel largohet nga Kongresi, falenderime nga Shqipëria. Yuri Kim:

SHBA-Eliot Engel largohet sot nga Kongresi në SHBA, pas 32 vjetëve karrierë. Kongresmeni i njohur ndryshe si “miku i shqiptarëve” për shkak të mbështetjes që ka dhënë për Kosovën, është përshëndetur edhe nga figura të rëndësishëme në vendin tonë.  E para që reagoi ishte ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim, e cila e falenderoi Engel për vitet që i ka kushtuar vendit, përfshirë dhe mbështetjen për marrëdhënie të forta Shqipëri- SHBA.

Po ashtu një përshendetje erdhi edhe nga ana e kryedemokratit Lulzim Basha, ndërsa deputetja Rudina Hajdari tregoi se ai i ka ndryshuar jetën që nga momenti kur i ka shkuar në zyrë, ku dhe mësoi se shumë kohë para saj në të njëjtën zyrë kishte shkuar edhe babai i saj Azem Hajdari.

Ndër diplomatët e huaj, Engel njihet si miku më i mirë i shqiptarëve për vetë rolin e tij vendimtar për Çlirimin dhe Pavarësinë e Kosovës, bombardimet e NATO-s ndaj serbëve dhe parandalimin e një genocidi në masë. Kosova ka emëruar një rrugë dhe një autostradë për nder të Engelit dhe madje, ka lëshuar një pullë postare me fotografinë e tij.

Engel ishte së fundi kryetar i Komitetit për Politikë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve. Engel, 73 vjeç, ka thënë se nuk e ka në plan të pensionohet pas humbjes së tij të befasishme në zgjedhjet paraprake. I pyetur nëse do që të jetë ambasador ose nënsekretar në administratën e Joe Bidenit, Engel është shprehur dhe se po i shqyrton opsionet. Kjo ngre pyetjen nëse ai do të vazhdojë të ndikojë politikën e SHBA-së në Ballkan.

(k.a.k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota eliot engel largohet nga kongresi eliot engel eliot engel largohet nga kongresi eliot engel

Sondazh

Poll

Bota 3 Janar 2021, 10:24

Izrael, vazhdojnë protestat kundër Netanyahut

IZRAEL– Vazhdojnë protestat kundër kryeministrit Benjamin Netanyahu në Izrale, pavarësisht karantinës së shpallur për shkak të koronavirusit.Protestuesit ...

Bota 3 Janar 2021, 09:03

Ku do të fokusohet presidenca portugeze e BE?

Pak para Krishtlindjeve kryeministri portugez, António Costa, dhe ministri i Jashtëm i Portugalisë, Augusto Santos Silva, duhet të kenë marrë frymë të lehtësuar...

Bota 3 Janar 2021, 08:53

Shtohet misteri i gropave shpërthyese në Siberi

SIBERI–  Në një gadishull të largët në rrethin Arktik, po shfaqen sërish gropa të mëdha që shpërthejnë nga nëntoka, gjë e cila po shqetëson shkencëtarët.Rreth g...