Bota

Basha mesazh mirënjohje për kongresmenin Engel: Faleminderit për mbështetjen, do vazhdojmë dhe më tej

3 Janar 2021, 09:35 Nga DOSJA
Basha mesazh mirënjohje për kongresmenin Engel: Faleminderit për

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha i ka shprehur mirënjohjen kongresmenit amerikan, Eliot Engel, i cili largohet nga posti pas 32 viteve në detyrë. 

Me anë të një reagimi në Twitter, Basha i ka shprehur mirënjohjen kongresmenit duke e cilësuar si një mik të shtrenjtë për shqiptarët.

“Shpreh mirënjohjen time më të thellë për mikun tonë të shtrenjtë dhe avokatit tonë të palëkundur Z. Eliot Engëll. Faleminderit për mbështetjen vendimtare gjatë 3 dekadave, që ka sjellë pavarësinë e Kosovës dhe tranzicionin demokratik në Shqipëri, përfshirë anëtarësimin në NATO. Do të vazhdojmë më tej së bashku punën e papërfunduar ende,”-shkruan Basha.

Engel ishte së fundi kryetar i Komitetit për Politikë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve. Engel, 73 vjeç, ka thënë se nuk e ka në plan të pensionohet pas humbjes së tij të befasishme në zgjedhjet paraprake. I pyetur nëse do që të jetë ambasador ose nënsekretar në administratën e Joe Bidenit, Engel është shprehur dhe se po i shqyrton opsionet. Kjo ngre pyetjen nëse ai do të vazhdojë të ndikojë politikën e SHBA-së në Ballkan.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota eliot engel largohet nga kongresi eliot engel lulzim basha eliot engel largohet nga kongresi eliot engel lulzim basha

Sondazh

Poll

Bota 3 Janar 2021, 09:03

Ku do të fokusohet presidenca portugeze e BE?

Pak para Krishtlindjeve kryeministri portugez, António Costa, dhe ministri i Jashtëm i Portugalisë, Augusto Santos Silva, duhet të kenë marrë frymë të lehtësuar...

Bota 3 Janar 2021, 08:53

Shtohet misteri i gropave shpërthyese në Siberi

SIBERI–  Në një gadishull të largët në rrethin Arktik, po shfaqen sërish gropa të mëdha që shpërthejnë nga nëntoka, gjë e cila po shqetëson shkencëtarët.Rreth g...

Bota 3 Janar 2021, 07:26

Prodhimet e Kosovës në tregun e Serbisë

Marrëveshja për normalizim të marrëdhënieve ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë, e nënshkruar më 4 shtator 2020 në Uashington, ka bërë që kompania “Agro Kosova Ho...