Bota

Konsumonte 12 litra pije me gaz në ditë dhe peshonte 412 kg, vdes njeriu më i shëndoshë në Britaninë e Madhe

3 Janar 2021, 09:55 Nga DOSJA
Konsumonte 12 litra pije me gaz në ditë dhe peshonte 412 kg, vdes

BRITANI E MADHE-Barry Austin, njeriu më i shëndoshë i Britanisë, i cili peshonte 412 kg, ka vdekur në moshën 52-vjeçare, pasi vuante nga vështirësia në frymëmarrje dhe infeksionet.

Pasi u cilësua se ishte njeriu më i shëndoshë i Britanisë, ai zbuloi majin e kaluar se nuk kishte dalë nga shtëpia e tij për gjashtë vjet. Tom Ross, një prej miqve të tij e ka cilësuar atë si një njeri shumë pozitiv, dhe gjithmonë të buzëqeshur.

“Pesha e Barry ishte një çështje për disa njerëz, por kurrë për të. Barry ishte gjithmonë i lumtur brenda vetes dhe ai patjetër kishte statusin legjendar si një tifoz i Blues që e donte Birmingham City dhe Birmingham,”-ka thënë ai. 

Barry, fitoi famë për ngrënien e tij të tepruar dhe një herë mori pjesë në një dokumentar të Sky One të prezantuar nga Richard Hammond. Sipas të dhënave, Austin konsumonte deri në 29,000 kalori dhe pinte deri në 12 litra pije të gazuara në ditë.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota barry austin britani e madhe barry austin britani e madhe

Sondazh

Poll

Bota 3 Janar 2021, 09:03

Ku do të fokusohet presidenca portugeze e BE?

Pak para Krishtlindjeve kryeministri portugez, António Costa, dhe ministri i Jashtëm i Portugalisë, Augusto Santos Silva, duhet të kenë marrë frymë të lehtësuar...

Bota 3 Janar 2021, 08:53

Shtohet misteri i gropave shpërthyese në Siberi

SIBERI–  Në një gadishull të largët në rrethin Arktik, po shfaqen sërish gropa të mëdha që shpërthejnë nga nëntoka, gjë e cila po shqetëson shkencëtarët.Rreth g...