Bota

EKZEKUTIMI i politikanit italian/ Bie në pranga i biri, e goditi pas kokës, nuk mban mend çfarë ndodhi! Konflikti nisi për

3 Janar 2021, 08:57 Nga DOSJA
EKZEKUTIMI i politikanit italian/ Bie në pranga i biri, e goditi pas

ITALI–Politikani Franco Colleoni, 68 vjeç, është gjetur i vrarë ditën e djeshme në oborrin e banesës së tij. Colleoni i cili ishte sekretar i “Lega Nord” në Bergamo për 5 vite u gjet i vrarë pranë banesës dhe biznesit të tij. Për këtë vrasje është vënë në pranga djali i tij, Francesco 34 vjeç, i cili pas një sherri me Franco Colleonin për rihapjen e restorantit të tyre “Il Carroccio” degjeneroi në përdorimin e dhunës barbare duke i gjuajtur të atit disa herë në një gur në kokë.

Në fillim autoritetet italiane hodhën dyshime se autorët mund të kenë kryer krimin për biznesin e Colleonit ose për faktin se ai ka lidhje me politikën. Mirëpo të gjitha këto aludime ranë poshtë kur u arrestua djali i viktimës.

Motivi i ngjarjes thuhet se janë marrëdhëniet e këqija familjare dhe në ato që lidhen me menaxhimin e restorantit familjar. Gjatë natës, i arrestuari pranoi konfliktet me babanë e tij, por shprehej se nuk mbante mend asgjë për ngjarjen.

68-vjeçari ka qenë sekretar krahinor i Lega-s në Bergamo. Ai menaxhonte edhe restorantin e tij “Al Carroçio” në Dalmine. Ai ka mbajtur edhe poste të rëndësishme në administratën lokale.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni gjendet i vrare franco colleoni gjendet i vrare franco colleoni

Sondazh

Poll

Bota 3 Janar 2021, 09:03

Ku do të fokusohet presidenca portugeze e BE?

Pak para Krishtlindjeve kryeministri portugez, António Costa, dhe ministri i Jashtëm i Portugalisë, Augusto Santos Silva, duhet të kenë marrë frymë të lehtësuar...

Bota 3 Janar 2021, 08:53

Shtohet misteri i gropave shpërthyese në Siberi

SIBERI–  Në një gadishull të largët në rrethin Arktik, po shfaqen sërish gropa të mëdha që shpërthejnë nga nëntoka, gjë e cila po shqetëson shkencëtarët.Rreth g...