Bota

India miraton për përdorim dy vaksina anti-Covid, pritet përdorimi javën e ardhshme

3 Janar 2021, 09:16 Nga DOSJA
India miraton për përdorim dy vaksina anti-Covid, pritet

INDI-India ka miratuar për përdorim emergjent dy vaksina anti-Covid. Sipas mediave të huaja, autoritete kanë njoftuar se në vend është miratuar për përdorim, vaksina e zhvilluar nga Universiteti i Oxfordit në bashkëpunim me AstraZeneca dhe një tjetër e prodhuar nga  kompania farmaceutike indiane Bharat Biotech.

Ndërkohë, bëhet e ditur se vaksinimi pritet të fillojë javët e ardhshme.

“Këto dy vaksina janë miratuar për përdorim të kufizuar në raste urgjente. Efektiviteti i përgjithshëm i vaksinave të Oxford dhe AstraZeneca ishte 70.42%, ndërsa ai i Bharat Biotech, i quajtur COVAXIN, është i sigurt dhe ofron një përgjigje të fortë imune,”-vuri në dukje inspektori i përgjithshëm i autoritetit rregullator, V. Tz. Somani.

Të dyja vaksinat, të cilat ruhen në një temperaturë prej 2 deri në 8 gradë Celsius, do të jepen në dy doza. India renditet e dyta me numrin më të lartë të infektimeve. Që prej fillimit të pandemisë në vend janë shënuar 10,324,631 raste infektimi dhe kanë ndërruar jetë 149,471 pacientë.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota astrazeneca bharat biotech.  indi vaksina anti-covd astrazeneca bharat biotech.  indi vaksina anti-covd

Sondazh

Poll

Bota 3 Janar 2021, 09:03

Ku do të fokusohet presidenca portugeze e BE?

Pak para Krishtlindjeve kryeministri portugez, António Costa, dhe ministri i Jashtëm i Portugalisë, Augusto Santos Silva, duhet të kenë marrë frymë të lehtësuar...

Bota 3 Janar 2021, 08:53

Shtohet misteri i gropave shpërthyese në Siberi

SIBERI–  Në një gadishull të largët në rrethin Arktik, po shfaqen sërish gropa të mëdha që shpërthejnë nga nëntoka, gjë e cila po shqetëson shkencëtarët.Rreth g...

Bota 3 Janar 2021, 07:26

Prodhimet e Kosovës në tregun e Serbisë

Marrëveshja për normalizim të marrëdhënieve ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë, e nënshkruar më 4 shtator 2020 në Uashington, ka bërë që kompania “Agro Kosova Ho...