Bota

Izrael, vazhdojnë protestat kundër Netanyahut

3 Janar 2021, 10:24 Nga DOSJA
Izrael, vazhdojnë protestat kundër Netanyahut

IZRAEL– Vazhdojnë protestat kundër kryeministrit Benjamin Netanyahu në Izrale, pavarësisht karantinës së shpallur për shkak të koronavirusit.

Protestuesit me maska dhe bluza ​​me mbishkrimin “Kryeministri i Krimit”, brohorasin njëzëri “Netanyahu ik”.  Ndaj kryeministrit Benyamin Netanyahu, janë ngritur akuza për koorupsion dhe “dështimit në menaxhimin e pandemisë së koronavirusit”.

Protestat kundër Netanyahut vazhdojnë që prej 28 javësh në Izrael, vend i cili është prekur nga vala e tretë në pandemisë COVID-19 dhe ku papunësia po rritet gradualisht.

Qeveria e Netanyahut ka vendosur masën e karantinës për të paktën dy javë në gjithë vendin që nga 27 dhjetori, për shkak të rritjes së rasteve ditore.

Që prej fillimit të pandemisë, Izraeli ka raportuar 435,866 raste me koronavirus dhe 3,404 viktima.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota protesta ne izrael protesta ne izrael

Sondazh

Poll

Bota 3 Janar 2021, 09:03

Ku do të fokusohet presidenca portugeze e BE?

Pak para Krishtlindjeve kryeministri portugez, António Costa, dhe ministri i Jashtëm i Portugalisë, Augusto Santos Silva, duhet të kenë marrë frymë të lehtësuar...

Bota 3 Janar 2021, 08:53

Shtohet misteri i gropave shpërthyese në Siberi

SIBERI–  Në një gadishull të largët në rrethin Arktik, po shfaqen sërish gropa të mëdha që shpërthejnë nga nëntoka, gjë e cila po shqetëson shkencëtarët.Rreth g...