Bota

Si “fitoi” Erdogan 75 milion paund nga lotaria e Vitit të Ri

3 Janar 2021, 08:38 Nga DOSJA
Si “fitoi” Erdogan 75 milion paund nga lotaria e Vitit të Ri

TURQI– Shuma rekord e lotarisë prej 100 milion paund (rreth 11.1 milion euro) u tërhoq Milli Piyango në prag të Vitit të Ri. Shorti u zhvillua dhe super fatlumi ishte … Presidenti Erdogan pavarësisht nga fakti se nuk kishte blerë një biletë lotarie!

Sipas Protothemas, në shortin e zhvilluar natën e ndërrimit të viteve 2.8 milion euro u fituan nga një person në provincën e Magnezisë, ndërsa tre biletat e tjera nuk u kapën kurrë. Por kjo shumë u transferua në Fondin Turk të Aseteve, i kryesuar nga vetë presidenti Rexhep Tajip Erdogan dhe nënkryetari që deri vonë ishte dhëndri i tij, Berat Albayrak. Ky i fundit u zëvendësua kur dha dorëheqjen si ministër i Financave nëntorin e kaluar.

Kompania shtetërore e lojërave të fatit u privatizua në 1 Gusht, 2020 dhe kaloi në emër të kompanisë turko-italiane “Sisal”. “Fondi turk i asetëve” u krijua nga qeveria Erdogan në 2016 si një fond shtetëror për menaxhimin e pronës publike, që në praktikë operon si një kompani që mban në portofolin e saj pronat e shtetit turk.

Në vitin 2018, kontrolli i saj iu transferua presidentit të Republikës Rexhep Tajip Erdogan, i cili deklaroi veten kryetar të Bordit të saj të Drejtorëve.

(k.m.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota rexhep tajip erdogan turqi rexhep tajip erdogan turqi

Sondazh

Poll

Bota 3 Janar 2021, 07:26

Prodhimet e Kosovës në tregun e Serbisë

Marrëveshja për normalizim të marrëdhënieve ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë, e nënshkruar më 4 shtator 2020 në Uashington, ka bërë që kompania “Agro Kosova Ho...

Bota 2 Janar 2021, 22:08

Një Plan Marshall për Planetin

Në një vit të dominuar nga COVID-19, është ndoshta e kuptueshme që kemi lënë pas dore krizën më të thellë, ekzistenciale me të cilën përballemi: ndryshimi i kli...