Politike

Ndryshimet në Qeveri, Kuvendi mblidhet me urgjencë në 4 janar (RENDI I DITËS)

2 Janar 2021, 11:31 Nga DOSJA

TIRANË- Ndryshimet e papritura në qeveri kanë detyruar ligjvënësit të mblidhen me urgjencë për të miratuar dekretimin e dy ministrave të rinj, Olta Xhaçka dhe Niko Peleshi.

Në njoftimin e Parlamentit, parashikohet që seanca urgjente të zhvillohet të hënën, 4 janar 2021, në orën 17:00.

Kuvendi i nis punimet me sesionin e ri parlamentar më 18 janar, por emërimi i ministrave të rinj do të kalojë në një seancë të jashtëzakonshme.

Më 29 dhjetor, kryeministri Edi Rama njoftoi lëvizjet e fundit në kabinet. Gent Cakaj dha dorëheqjen nga Ministria e Jashtme, ndërsa në vend të tij, u emërua Olta Xhaçka që mbante postin e Ministres së Mbrojtjes. Tek Mbrojtja, Rama risolli në ekipin drejtues të socialistëve, Niko Peleshin, ish zv/kryeministër dhe ish-ministër i Bujqësisë.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike dorehiqet gent cakaj ndryshimet në qeverinë rama niko peleshi olta xhacka seanca plenare 4 janar 2021 dorehiqet gent cakaj ndryshimet në qeverinë rama niko peleshi olta xhacka seanca plenare 4 janar 2021

Sondazh

Poll