“Herën tjetër të ikën koka”/ Dhunohet qytetari në Kukës, Mondi Axhami i bën thirrje Safet Gjicit: M’i nxirr edhe nj
2 Janar 2021, 20:29Nga DOSJA
KUKËS– Një qytetar, i identifikuar si Mondi Axhami është dhunuar nga disa persona përpara shtëpisë së tij.
Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në Kukës, ku dhe jeton Axhami dhe fillimisht është denoncuar nga kreu i Partisë Demokratike në Kukës, Sabah Cenaj, i cili shkruan se qytetarin e kanë marrë në telefon dhe e kanë nxjerrë nga shtëia me preteksin se do t’i kërkonin falje, por kanë përfunduar duke e rrahur.
Sipas Cenaj, persona që e kanë dhunuar, i kanë kërkuar që të mos merret më me kryetarin (rferuar Safet Gjicit) e të mos flasë kundër tyre, sepse do t’i ikë koka.
“Arroganca, idiotësia, ligësia, pabesia dhe hakmarrja që ka mbërthyer pushtetin dhe pushtetarët në Kukës, nuk kursejnë as ditën e parë të Vitit të Ri, 1 Janarin. Mbremë, rreth orës 06:30, rrihet barbarisht një banor nga fshati Shtiqen! Në atë orë ai po qëndronte në shtëpi, e merr dikush në telefon me privat dhe i kërkon të dalë para shtëpisë duke i thënë që kemi ardhur për të kërkuar falje për një debat që ky i fundit kishte bërë me një drejtues të lartë të pushtetit vendor.
Banori del para shtëpisë dhe shikon katër persona që në fillim e sulmojnë me spraj në fytyrë dhe pastaj e godasin me shkopinj bejsbolli në fytyrë, shpinë dhe këmbë, derisa e shtrijnë në tokë. Pastaj e paralajmërojnë se po u more prapë duke shkruajt kundra nesh dhe kundra kryetarit, do të të ikë koka. Ja, ky është pushteti i Rilindjes që në fillim të blen votën, pastaj të rreh, pastaj të paralajëmron se do të të ikë koka.
ju themi këtyre matrapaseve dhe këtyre cubave që kuksianët nuk i tremb dot, nuk i ka tremb as Krajli, as Mbreti e jo mi disa dallaerragji që mendojnë që mund të mbajnë kuksianët nën hijen e hurit! Ka kalu shumë kapadai kjo krahinë dhe fatmirësisht të gjithë kanë pasur të njëjtin fat, turp, turp!”- shkruan Cenaj në statusin e tij.
Edhe vetë Axhami, ka reaguar pas ngjarjes në fjalë. Në një status në Facebook, ai i bën thirrje Gjicit që t’ia nxjerrë edhe njëherë para ata ‘të fortit’ dhe se nuk i del shpirti pa e takuar njëherë.
“Safet Gici..Nese je Burre mi Qon prap Sonte ata te Fortit e Tu..mram Dola se me mashtrove shif Sonte..nja dy ti kam pru sikur mkan MBA mu tash me sill me shumm..te kam thon dhe po te them nuk Me Del Shpirti pat taku po Veq Burre sje!!!”– shkruan Axhami.
Nga ana e Gjicit nuk ka asnjë reagim për ngjarjen në fjalë.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Atmosfera tek ‘Botanica”, nga ku Dosja.al ju solli dhe video, është nxehur akoma më tepër. Dy vajza, të pranishme në këtë bar ku ka edhe DJ, kanë n...
TIRANË– Ndërkohë që minutave të lirisë po u vjen fundi, pasi në orën 20:30, izolohet gjithccka në Shqipëri, në qendër të Tiranës, ka nisur ahengu. Sicc shi...
VLORË– Një adoleshent, i moshës 15-vjeçare është gjetur i shtrirë në rrugë në qytetin e Vlorës. Dosja.al ka mësuar se ka qenë patrulla e policisë që...
Aktualitet 2 Janar 2021, 17:51
TIRANË– Akademia e Shkencave (ASH) publikoi në ditët festive një studim për imunitetin ndaj virusit cov-sars 2, duke dhënë shifra mbresëlënëse. Nga s...
SHQIPËRI– Ministria e Shëndetësisë ka vendosur që të publikojë bilancin për 48 orët e fundit, duke qenë se një ditë më parë, numri i të vdekurve dhe ...
TIRANË– Drejtori i Urgjencës Kombëtare, njëkohësisht edhe pjesë e Komitetit Teknik të Ekspertëve është shprehur se tre ditët e fundit kanë sjellë rritje të...
LEZHË– Njihej si Tony Montana i Lezhës, por adrenalina e Filip Shtjefnit mori fund sot, ditë kur u vu në pranga për shfrytëzim prostitucioni. Dosja.al ka z...
TIRANË– 62 leje drejtimi janë pezulluar gjatë 24 orëve të fundit pas kontrolleve nga Policia Rrugor. Në njoftimin zyrtar, Policia e Shtetit bën me dije se ...
TIRANË -Terrorizohet Tirana. Një person është parë duke lëvizur me armë me vetë në zonën e Ali Demit. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se një person i arm...