Aktualitet

Masakra e çiftit Pasho/ Hetuesit zbarkojnë në terren, kontroll kompani më kompani për bashkëpunëtorin e Elonës, i siguro

2 Janar 2021, 19:50 Nga DOSJA
Masakra e çiftit Pasho/ Hetuesit zbarkojnë në terren, kontroll

ITALI– Grupi i hetuesve që ka në duar çështjen e çiftit Shpëtim dhe Teuta Pasho, të cilët u gjetën të vrarë e të paketuar në valixhe, ka dalë në terren. Mediat italiane shkruajnë se hetuesit janë vënë në kërkim të bashkëpunëtorit të Elona Kaleshës që është në burg për krimin e rëndë.

Personi në fjalë, dyshohet se i ka siguruar Elonës letrën për të ‘paketuar’ vjehrrit dhe për t’i futur copat e trupit të tyre në valixhe.

Kështu, karabinierët po ushtojnë kontroll në të gjitha kompanitë në zonën industriale të Terrafino, për gjetjen e ndonjë materiali që përkon me atë të cilin u gjet I mbështjellë çifti Pasho., të cilët rezultonin të zhdukur që nga viti 2015.

Tashmë e akuzuara për krimin është Elona Kalesha, që në kohën e zhdukjes së çiftit ka qenë e dashura e djalit të tyre, Taulanti, ndërsa tani ndodhet pas hekurave. Pavarësisht akuzave ajo nuk ka pranuar asgjë në lidhje me këtë krim.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet elona kalesha shpëtim pasho teuta pasho valixhja me trupa ne itali elona kalesha shpëtim pasho teuta pasho valixhja me trupa ne itali

Sondazh

Poll

Aktualitet 2 Janar 2021, 17:51

TIRANË– Akademia e Shkencave (ASH) publikoi në ditët festive një studim për imunitetin ndaj virusit cov-sars 2, duke dhënë shifra mbresëlënëse. Nga s...