Sport

Sulmuesi i kombëtares Taulant Seferi, afër akordit me Shkëndijën e Tetovës

1 Janar 2021, 10:19 Nga DOSJA

TETOVE – Sulmuesi 24-vjeçar i kombëtares kuqezi, Taulant Seferi, me gjasa do të kthehet ne vendlindje. Mediat maqedone raportojnë, se lojtari nga Kumanova do të bëhet pjesë e skuadrës kuqezi të Shkëndijës së Tetovës, çka do të ishte një përforcim i konsiderueshëm për skuadrën e Ernest Gjokës gjatë merkatos së janarit.

Seferi, i cili prej 5 vitesh është pjesë e futbollit helvet, në pronësi të Jang Bojsit, ndërkohë që aktivizohet si lojtar i huazuar te Nojshatel Ksamaks. Gjithsesi, hapësirat kanë qenë të limituara për aktivizimin e sulmuesit të kombëtares kuqezi, i cili kërkon të nisë të aventurë për të favorshme për karrierën e tij.

Kësisoj, në skenë ka dalë klubi nga Tetova, i cili i ka bërë edhe një ofertë konkrete sulmuesit nga Kumanova që të bëhet pjesë e skuadrës së Shkëndijës. Tratativat raportohet se kanë nisur, ku tetovarët janë treguar gatshëm të paguajnë edhe gjysmën e pagës së Taulant Seferit, të cilit më 30 qershor të këtij viti i përfundon kontrata me Jang Bojs.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport merkato e janarit pjese e jang bojs shkendija e tetoves sulmuesi i kombetares kuqezi sulmuesi nga kumanova taulant seferi merkato e janarit pjese e jang bojs shkendija e tetoves sulmuesi i kombetares kuqezi sulmuesi nga kumanova taulant seferi

Sondazh

Poll