Sport

Nejmar në telashe, hapet një hetim për “mega-party” në resortin e tij në Rio

31 Dhjetor 2020, 09:40 Nga DOSJA

BRAZIL – Drejtësia braziliane ka hapur një hetim mbi festën e Vitit të Ri, të organizuar nga Nejmar në vilën e tij në bregdetin e Rio de Zhaneiro, pavarësisht ndalimeve të vendosura nga qeveria braziliane për të luftuar pandeminë e koronavirusit.

Kjo u njoftua nga zyra e prokurorit. Zëdhënësi i sulmuesit brazilian të Paris SG i mohoi festat, por ndërkohë misteri u thellua, pasi Nejmar postoi një foto të tij me një mik në një jaht në plazhin e Santa Katarina, në jug të vendit.

Prokurori i Rios ka deklaruar se ai kishte hapur një hetim, pasi kishte marrë “disa ankesa, bazuar në informacionin e zbuluar nga shtypi, në lidhje me ngjarjet e organizuara nga sulmuesi Nejmar”.

Mediat braziliane kanë raportuar se Nejmar, sulmuesi i Paris SG kishte planifikuar për të organizuar në mjediset e vilës së tij në Rio, një “mega-party” që do të zgjaste 5-ditë për të kremtuar Vitin e Ri 2021, duke sfiduar kësisosj edhe protokollet anti-Covid.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport mega-party nejmar nen hetim sulmuesi brazilian sulmuesi i paris sg mega-party nejmar nen hetim sulmuesi brazilian sulmuesi i paris sg

Sondazh

Poll