Sport

Zyrtare: Belgu Naingolan kthehet në ishull, bashkohet me Kaljarin

31 Dhjetor 2020, 11:28 Nga DOSJA

ITALI – Kthimi i Raxha Naingolan te Kaljari tani është zyrtar. Mesfushori i Interit shkoi në Sardenjë për të luajtur si i huazuar, deri në fund të sezonit të Seria A. Belgu është dukur shumë i lumtur për kthimin tij në ishull, ku mund të luajë që me ndeshjen kundër Beneventos.

Entuziazmi i tifozëve dhe klubit është i dukshëm. Klubi e mirëpriti atë me këtë mesazh plot dashuri: “Kaljari është i lumtur të njoftojë se ka fituar të drejtën për performancën sportive të lojtarit Raxha Naingolan, i cili lëviz nga Interi me formulën e huazimit deri në fund të sezonit. Si një histori e gjatë dashurie, e ngjyrosur me të kuqe dhe blu: Kaljari dhe Naingolan edhe njëherë së bashku.

Sepse djali i vogël, që u bë burrë dhe futbollist në ishull, u largua për t’u ngjitur në majë, teksa gjithmonë mbante me vete flamurin e Sardenjës,”- shkruhet në njoftimin e skuadrës nga Sardenja, teksa përshëndet ardhjen e mesfushorit belg Naingolan, i cili nuk kishte hapësira aktivizimi në radhët e Interit të Kontes.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport interi ne forme huazimi kaljari raxha naingolan skuadra nga sardenja interi ne forme huazimi kaljari raxha naingolan skuadra nga sardenja

Sondazh

Poll