Sport

Hap tjetër “fals” i Liverpolit ndaj Njukasëll, portieri Darlou “heroi” i takimit

31 Dhjetor 2020, 06:58 Nga DOSJA
Hap tjetër “fals” i Liverpolit ndaj Njukasëll, portieri

ANGLI – “The Reds”-at e Liverpulit gabojnë sërish. Në transfertë, ata barazojnë 0-0 duke mos arritur të mposhtin “qymyrxhinjtë” e Njukasëllit, në një ndeshje për javën e 16-të të Premier League.

“Heroi” i takimit ishte portieri vendës Karl Darlou, i cili ishte i pakalueshëm për brazilianin Firminio dhe egjiptianin Salah apo Mane. “Të kuqtë” krijuan epërsi, e qarkulluan më tepër topin, krijuan edhe rastet, por nuk arritën te goli.

Liverpul arrin kësisoj barazimin e dytë radhazi, duke humbur epërsinë e rivalëve të Junajtid dhe Everton, që përfituan nga rasti për t’iu afruar skuadrës së Jurgen Klopit, e cila ka humbur mjaft nga shkëlqimi i sezonit të shkuar.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport liverpul njekasell premier league the reds liverpul njekasell premier league the reds

Sondazh

Poll