Sport

Higuita: “Isha mik i Pablo Eskobarit, por jo tregtar droge”

1 Janar 2021, 09:42 Nga DOSJA

KOLUMBI – Ish-portieri që kryente veprime ekstravagant në fushë, kolumbiani Rene Higuita, ka kujtuar periudhën kur u arrestua për shkak të njohjes që kishte me trafikantin famëkeq Pablo Eskobarin, të cilin e vranë në dhjetor të vitit 1993. Ai flet me superlativa për “mbretin e drogës”, në shenjë mirënjohjeje për ndihmën që i dha ai futbollit në Kolumbi.

Në intervistën e dhënë për kanalin “Fox Sport”, ish-portieri shprehet: “Autoritetet në Kolumbi më thanë që të dorëzoja Pablo Eskobar, në mënyrë që të mos më arrestonin mua. Ata e dinin që unë isha i pafajshëm. Ndaj tij kishte nisur përndjekja dhe nisën të fusin në burg të njohurit e tij.

Njerëzit më konsideronin shokun e tij, pasi e vizitova në burgun ‘La Catredal’. Përgjigja ime për autoritetet ishte se nuk dija asgjë ku ndodhej, por edhe ta dija, nuk do t’u tregoja. Ishte punë e tyre për ta bërë atë gjë”.

Më tej ai shton: “Unë e falënderova Pablo Eskobarin për ndriçimin e fushave të futbollit, kur askush tjetër nuk e kishte bërë më parë. Jam unë ai që i tregoj vetes se kush jam. Jam miku i të gjithëve. Isha mik i Pablo Eskobar dhe kjo nuk do të thotë që unë jam një tregtar droge. Disa do e pëlqejnë këtë që them, të tjerë do më konsiderojnë një armik. Mua më mbush me krenari fakti që kam qenë futbollist”.

Ish-portieri i veçantë Rene Higuita, ka qenë pjesë e kombëtares së Kolumbisë për 12 vite, në periudhën 1987-1999, ndërkohë që tani është trajner portierësh tek Atletiko Nacional.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport miku i pablo eskobarit portieri ekstravagant portieri i kolumbise rene higuita miku i pablo eskobarit portieri ekstravagant portieri i kolumbise rene higuita

Sondazh

Poll