Bota

Rend dhe ligj! Franca organizon 100,000 trupa policore, rregulla të rrepta për sigurinë gjatë Natës së Ndërrimit të Vite

31 Dhjetor 2020, 07:10 Nga DOSJA
Rend dhe ligj! Franca organizon 100,000 trupa policore, rregulla të rrepta

PARIS– Franca ka organiziuar 100,000 policë dhe xhandarë në të gjithë vendin për të ndaluar festat në ditën e ndërrimit të viteve.

Ministri i Brendshëm, Gérald Darmanin tha se efektivët e Policisë së Shtetit do të zbatonin në mënyrë rigoroze shtetrrethimin 20:00 deri në 6 të mëngjesit. Operacionet e policisë do të përqendrohen në qendrat e qytetit dhe lagjet “problematike”. Numri i policisë dhe xhandarëve është i njëjtë me vitin e kaluar.

Darmanin gjithashtu u ka kërkuar shefave të policisë që të ndalojnë shitjen e karburantit ose alkoolit në kontejnerë për të parandaluar edhe festat.

Më herët sot, zëdhënësi i qeverisë franceze Gabriel Attal tha se vendi nuk po planifikonte masa lokale bllokimi për të parandaluar përhapjen e COVID-19, megjithatë duhet se disa masa janë marrë për të ofruar siguri në ditën e fundit të vitit.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota france gérald darmanin koronavirusi ne france france gérald darmanin koronavirusi ne france

Sondazh

Poll