Bota

Krimi në familje në Kosovë/ Prokuroria konfirmon vrasjen e katërfishtë në Pozhoran të Vitisë, identifikohen viktimat( E

30 Dhjetor 2020, 20:21 Nga DOSJA
Krimi në familje në Kosovë/ Prokuroria konfirmon vrasjen e

KOSOVË– Detaje të reja kanë dalën nga ngjarja e rëndë në Kosovë ku burri ka vrarë gruan, 2 djemtë dhe më pas veten. Prokuroria ka bërë të ditur se autori është identifikuar si Fetah Zuka, teksa kanë mbetur viktimë Makfire Zukan dhe dy djemtë e tij, Arbër dhe Hamdi Zuka.

“Sipas informatave fillestare, dyshohet se personi me inicialet F.Z., me armë zjarri ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij, të ndjerën M.Z. dhe dy fëmijët e tij, të ndjerët H.Z. dhe A.Z., ndërsa në fund ka kryer vetëvrasje,”-thuhet në njoftim.

Mësohet se trupat e pajetë të viktimave ende nuk janë nxjerrë nga shtëpia e tyre, pasi po priten  ekipet e mjekësisë ligjore për të bërë ekzaminim e trupave.

Të njohurit e familjes e kanë përshkruar Zukën si një njeri të qetë dhe janë shokuar nga lajmi. Po ashtu nga raportimet e para mësohet se babai fillimisht ka qëlluar djalin, ndërkohë që djali tjetër ka tentuar që të ikë, po që nuk ka arritur t’u shpëtojë plumbave. Më pas që ai ka qëlluar bashkëshorten dhe më pastaj edhe veten, për arsye që nuk dihen. Familja ishte emigrantë dhe ishte kthyer për festat e fundvitit në Kosovës.

Ndërkohë, në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia, prokurori i rastit dhe ekipi mjekësore, për të mësuar më shumë rreth ngjarjes.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni vrasje e katerfishte ne kosove vrasje e katerfishte ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 30 Dhjetor 2020, 19:31

Sulm terrorist në Siri/ Vriten 28 persona

SIRI-Një sulm terrorist ka ndodhur në një autobus në autostradën kryesore në provincën siriane të Dair al-Zor, e cila kufizohet me Irakun. Si pasojë 28 persona ...