Bota

RASTI/ Presidenti meksikan e bën publike: Një mjek vaksinoi familjen, përdori ndikimin për të siguruar ‘Pfizer’

31 Dhjetor 2020, 06:28 Nga DOSJA
RASTI/ Presidenti meksikan e bën publike: Një mjek vaksinoi familjen,

MEKSIKË– Presidenti meksikan Andrés Manuel López Obrador tha se një mjek përdori ndikimin e tij që anëtarët e familjes të injketoheshin të parët me vaksinat e koronavirusit, pavarësisht se dozat e para ishin të rezervuara për punonjësit shëndetësorë. 

Një familje që nuk ishte në listë për t’u vaksinuar mbërriti dhe u vaksinua. Është një mjek, gruaja e tij dhe dy vajzat e tij,”-tha Obrador. 

López Obrador tha se mjeku përdori ndikimin për të marrë dozat që sipas tij ishte një veprim imoral për t’u kryer. Megjithatë nuk specifikoi se çfarë veprimi mund të merret ndaj mjekut por tha se çështja ishte nën hetim dhe do të ndëshkohej.

Meksika ka marrë vetëm rreth 50,000 doza të vaksinës Pfizer, jo mjaftueshëm sa për të mbuluar 1.4 milionë mjekë e infermierë, megjithëse qindra mijëra doza të tjera pritet të mbërrijnë në javët e ardhshme.

(k.m./dosja.ak)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota andres manuel lopez obrador koronavirusi ne meksike meksike andres manuel lopez obrador koronavirusi ne meksike meksike

Sondazh

Poll