Bota

FOTO/ Arrestohet një prift në Rusi, akuzohet se shtynte fëmijët drejt vetëvrasjes

30 Dhjetor 2020, 20:50 Nga DOSJA
FOTO/ Arrestohet një prift në Rusi, akuzohet se shtynte

RUSI-At Sergiy, një prift rus është arrestuar, pas një urdhri të lëshuar nga gjykata e Moskës, nën akuzën se shtynte fëmijët drejt vetëvrasjes. At Sergiy, emri i vërtetë i të cilit është Nikolai Romanov, ka tërhequr vëmendjen dhe më herët gjatë këtij viti, pasi ka mohuar ekzistencën e pandemisë së Covid-19 dhe është shprehur kundër mbylljes së kishave.

Ai mori kontrollin e manastirit të Sredneuralsk, pranë Yekaterinburg, në qershor dhe prej asaj kohe refuzonte urdhrat e Kishës Ortodokse ruse dhe të autoriteteve për t’u larguar. Por, në muajin shtator ai u përjashtua zyrtarisht nga kisha, për shpërfillje të urdhrit që i ndalonte atij të kryente shërbime dhe predikime.

Ndërkohë, që në media është shfaqur dhe momenti i arrestimit të tij, ku një numër i madh policësh hyjë në manastir.

Sakaq, At Sergiy është arrestuar nën akuzën se ka shtyrë disa të mitur drejt vetëvrasjes. Akuza ndaj tij mendohet të jetë ngritur pas një videoje në Youtube ku ai shfaqet ndërsa iu bën thirrje ndjekësve të vdesin për Rusinë.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota at sergiy rusi at sergiy rusi

Sondazh

Poll

Bota 30 Dhjetor 2020, 19:31

Sulm terrorist në Siri/ Vriten 28 persona

SIRI-Një sulm terrorist ka ndodhur në një autobus në autostradën kryesore në provincën siriane të Dair al-Zor, e cila kufizohet me Irakun. Si pasojë 28 persona ...