Bota

Argjentina marrëveshje me ‘AstraZeneca-n’! Kërkon 22.4 milion doza të vaksinës, do injektohen brenda 2021

31 Dhjetor 2020, 07:01 Nga DOSJA
Argjentina marrëveshje me ‘AstraZeneca-n’! Kërkon 22.4

ARGJENTINË– Rregullatori i Argjentinës ka aprovuar vaksinën COVID-19 të zhvilluar nga AstraZeneca dhe Universiteti i Oksfordit për përdorim emergjent.

Lajmi është bërë me dije nga vetë kompania “AstraZeneca”, menjëherë pas miratimit nga  Administratori Kombëtar për Ushqimin dhe Teknologjinë Mjekësore (ANMAT), duke e bërë Argjentinën një nga vendet e para në botë që autorizoi ilaçin.

Argjentina nënshkruar një kontratë për të blerë 22.4 milion doza të vaksinës, të cilat kompania tha se të gjitha do të dorëzoheshin brenda 2021. Megjithatë më herët ka siguruar edhe vaksina të tjera. Para Krishtlindjeve nisi vaksinimi i punonjësve shëndetësorë duke përdorur 300,000 doza të vaksinës ruse ‘Sputnik V’.

Deri më tani në Argjentinë janë regjistruar 1,602,163 raste të infektuara me COVID-19 dhe 43,018 vdekje.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota anmat argjentine vaksinimi ne argjentinë anmat argjentine vaksinimi ne argjentinë

Sondazh

Poll