Aktualitet

Incidenti/Mbeten në tokë diplomatët shqiptarë, nuk ka vend në avion

28 Prill 2019, 12:40 Nga DOSJA
Incidenti/Mbeten në tokë diplomatët shqiptarë, nuk ka vend

TIRANË-Diplomatët shqiptarë të ministrisë së jashtme nuk kanë mundur dot të shkojnë në Austri, aty ku pritet që ministri Gent Cakaj të mbajë një konferencë.

Dosja.al mëson se “Austrian airlines” ka dy ditë që në aeroportin e Rinasit sjell avionë të vegjël dhe për këtë arsye disa nga persona që duhet të ishin në Austri, janë ende në Shqipëri.

Mësohet se janë katër punonjës nga Shqipëria dhe 4 punonjës nga pala kosovare nga Ministria e Administrimit te Pushtetit Lokal, ata që nuk kanë mundur dot të hipin në avion.

Ministri i jashtëm i deleguar, Gent Cakaj ndodhet në një vizitë zyrtare në Austri. Para dy ditësh, Cakaj pas një takimi me homologen e tij austriake, theksoi se Shqipëria ka mbështetjen e Austrisë për anëtarësimin në Bashkimin Europian.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ‘austrian airlines’ gent cakaj vizita e cakajt ne austri ‘austrian airlines’ gent cakaj vizita e cakajt ne austri

Sondazh

Poll