Aktualitet

Çelja e negociatave, Hahn: Maqedonia e Veriut ka punuar më shumë, presim përgjigje pozitive

Eurokomisioneri për zgjerimin, Jahannes Hahn, është shprehur për agjencinë gjermane të lajmeve, Handelsblatt, se Maqedonia e meriton më shumë se Shqipëria hapjen e negociatave. Sipas tij, pritet një përgjigje pozitive.
Featured image of article: Çelja e negociatave, Hahn: Maqedonia e Veriut ka punuar më shumë, presim përgjigje pozitive Maqedonia e Veriut

Vendet e Ballkanit si Maqedonia Veriore dhe Shqipëria mund të shpresojnë për hapjen e negociatave për integrimin në BE pas zgjedhjeve evropiane.

“Unë jam i bindur se Komisioni i BE-së do të paraqesë rekomandime pozitive për të dy vendet në fund të majit në bazë të kritereve të vendosura unanimisht nga Shtetet Anëtare”, tha komisioneri Johannes Hahn për Agjencinë Gjermane të Shtypit.

Maqedonia Veriore, në veçanti, meriton qartësisht fillimin e negociatave për anëtarësim për shkak të reformave dhe zgjidhjes së mosmarrëveshjes së emrit me Greqinë.

Shtetet e BE-së tashmë kishin miratuar në parim hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut qershorin e kaluar. Fillimi i bisedimeve, megjithatë, u bë i varur nga përparimi i mëtejshëm i reformave.

Komisioni i BE-së do të paraqesë raportet për këto menjëherë pas zgjedhjeve evropiane (23-26 maj), e cila duhet të shërbejë si bazë për vendimin përfundimtar të qeverive të vendeve anëtare të BE.

Hahn i paralajmëroi Shtetet Anëtare që të mos luanin për kohën pavarësisht raporteve pozitive.

“Vetëm politikat e besueshme do të kenë sukses në nxitjen e procesit reformues të Ballkanit Perëndimor dhe ruajtjen e ndikimit tonë në rajon”, tha ai.

Shtetet Anëtare vetë kishin vendosur qershorin si datë për vendimin për hapjen e negociatave të anëtarësimit në BE për Maqedoninë Veriore dhe Shqipërinë.

Burimi: Handelsblatt

Shto Koment