Aktualitet

Lumi del nga shtrati dhe merr urën me vete, bllokohet fshati me 20 familje në Tropojë

30 Dhjetor 2020, 17:25 Nga DOSJA
Lumi del nga shtrati dhe merr urën me vete, bllokohet fshati me 20 familje

TROPOJË- Moti i keq ka përfshirë edhe Tropojën. Kështu për shkak të reshjeve të dendura të shiut lumi në Tropojë ka dalë nga shtrati, duke  marrë urën me vete. Si pasojë janë bllokuar disa banorë në fshatin Lugu të Tropojës.

Në një video të siguruar nga Faxnews, uji ka arritur në nivele të larta ndërkohë që qytetarët bëjnë me dije se në këtë zonë nuk ka as valë interneti, as telefoni dhe askush nuk arrin të lidhet me familjarët për ti njoftuar për situatën e emergjencës.

Një banor ka  thënë se në atë zonë ndodhen rreth 20 familje. Sipas tij të gjithë janë të rrezikuar nga rritja e prurjeve, por deri më tani nuk ka asnjë reagim nga njësia administrative dhe Bashkia e Tropojës.

“I

“I bëjmë thirrje bashkisë, komunave që ta ndërtojnë urën. Uji ka marrë gjithçka. Janë bllokuar 20 familje. Urën e ka marrë lumi siç po e shihni vetë. Nuk ke ku kalon, një makinë e ka marrë uji dhe siç po e shihni, është bllokuar gjithçka”, dëgjohet duke thënë banori.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bllokohen qytetaret ne tropoje bllokohen qytetaret ne tropoje

Sondazh

Poll