Aktualitet

Moti i keq “PUSHTON” Shqipërinë / Përmbytet Durrësi dhe Velipoja, uji arrin në nivelin 30 cm. 20 fshatra të Lezhës mb

30 Dhjetor 2020, 16:17 Nga DOSJA
Moti i keq “PUSHTON” Shqipërinë / Përmbytet

VELIPOJË–Moti i keq dhe stuhitë e forta kanë sjellë përmbytje në Velipojë e Durrës. Siç shihet në fotot e siguruara nga Dosja.al uji ka niveli i ujit është rreth 30 cm, ku ka  arritur deri në katet e para të hoteleve dhe bizneseve, në bregdetin e Velipojës. Mësohet se janë mbi 10 biznese kanë prani uji në afërsi të objekteve të tyre.

Po ashtu për shkak të motit të keq janë përmbytur dhe rrugët rreth stadiumit, të Durrësit duke bllokuar kështu dhe qarkullimin e mjeteve.  Shkak për përmbytjet është bërë rrjeti i kanalizimeve që nuk ka arritur të përballojë sasinë e madhe të reshjeve duke rritur nivelin e ujit në rrugë, gjë që ka shkaktuar probleme në lëvizjen e këmbësorëve dhe qarkullimin e automjeteve.

Ndërkohë, moti i keq ka përfshirë dhe Lezhën, ku si pasojë e reshjeve dhe erërave të forta 20 fshatra kanë mbetur pa energji elektike, por që pas 24 orësh, OSHEE ka bërë të ditur se është energjia është rikthyer.

Po ashtu për shkak të reshjeve të shumta, në Tropojë, lumi ka marrë me vete urën, duke bllokuar banorët e fshatit Lugu të Tropojës. Në këtë zonë mungojën valët e internetit dhe telefonit dhe deri më tani nuk ka asnjë reagim nga njësia administrative e Trropojës. Gjithashtu për shkak të motit të keq janë regjistruar edhe rrëshqitje dherash dhe gurësh pranë traut në Rrugën e Kombit.

Ndërkohë duke marrë parasysh situatën që është krijuar në Shkodër dhe Lezhë dy Bashkitë kanë paralajmëruar qytetarët që të bëjnë kujdes si dhe kanë treguar zonat që janë të pakalueshme.

Ditët e fundit e gjithë Shqipëria është përfshirë  nga moti i keq, ku pjesët veriore janë përfshirë nga bora, ndërsa në Tiranë dhe Durrës ka pasur shira të rrëmbyeshëm dhe erëra të forta.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet permbyset bizneset ne velipoje permbyset bizneset ne velipoje

Sondazh

Poll