Aktualitet

Moti i keq në Durrës, përmbyten rrugët përreth stadiumit, shkak bllokimi i kanalizimeve

30 Dhjetor 2020, 16:38 Nga DOSJA
Moti i keq në Durrës, përmbyten rrugët përreth

DURRËS- Për shkak të motit të keq, janë përmbytur rrugët përreth stadiumit në durrës.

Bëhet me dije se si pasojë e përmbytjeve, është krijuar dhe vështërsi në kalimin e automjeteve. Shkak për përmbytjet është bërë rrjeti i kanalizimeve që nuk ka arritur të përballojë sasinë e madhe të reshjeve duke rritur nivelin e ujit në rrugë, gjë që ka shkaktuar probleme në lëvizjen e këmbësorëve dhe qarkullimin e automjeteve.

Si pasojë e përmbytjeve edhe trafiku është rënduar pasi automjetet lëvizin shumë ngadalë nga sasia e madhe e ujit që vërshon në rrugë.

Situata më problematike paraqitet pranë stacionit të trenit, pranë stadiumit Niko Dovana, si dhe në zonat periferike dhe rrugët që lidhin këto zona me pjesën qendrore të qytetit

Ndërkohë që situata e rëndë është edhe në Velipojë ku uji ka hyrë në katet e para të hoteleve dhe bizneseve.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet permbytje ne durres permbytje ne durres

Sondazh

Poll