Aktualitet

Vrasja e Eglantina Bucit 8 vite më parë/ Dëshmitari tregon sërish të njëjtën ngjarje, mungojnë në Gjykatë vëllai dhe

30 Dhjetor 2020, 17:20 Nga DOSJA
Vrasja e Eglantina Bucit 8 vite më parë/ Dëshmitari tregon

TIRANË- Bashkëpunëtori i drejtësisë Miklart Tola, i cili zbardhi vrasjen e Eglantina Bucit të 8 viteve me parë u paraqit sot në Gjykatën e Tiranës për të thënë gjithçka ka parë ditën e ngjarjes. Në këtë seancë ishin thirrur për t’u përballur me Tolën, edhe të akuzuarit kryesorë për vrasjen e të resë, por nuk pranuan që të paraqiten.

Ata janë përfaqësuar nga avokati i tyre, teksa dëshmitari ka përsëritur edhe njëherë gjithë çfarë ka ndodhur ditën e vrasjes.

Tanimë ka mbetur vetëm që të regjistrohet padia në Gjykatë, në mënyrë që Prokuroria të mbyllë hetimet lidhur me rastin dhe të dërgojë për gjykim çështjen. Dëshmitari, është shoku i ngushtë i Shkëlzen Bucit, vëllait të Eglantinës, i cili ka shërbyer për zbardhejn e plotë të këtij krimi makabër. Ai pretendon se ka parë gjithë skemën e ngjarjes dhe më pas është kërcënuar që të mos tregonte. Por nuk e mbajti dot sekretin.

Vrasja makabre u zbardh pas 8 viteve ku një pjesë e skeletit u gjet i groposur tek Mali me Gropa në 4 shtator të këtij viti duke sjellë në vëmendje ngjarjen makabre. Ka qenë dëshmia e bashkëpunëtorit që ka sjellë zbardhjen e krimit edhe pse vite më pas.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet eglantina bucit miklart tola eglantina bucit miklart tola

Sondazh

Poll