E BUJSHME! Ekstradohet në Zvicër Saimir Taullau, s’i ka larë ‘hesapet’ me drejtësinë. Dënimi me burg për trafik her
30 Dhjetor 2020, 15:44Nga DOSJA
MAQEDONI E VERIUT- Gjykata e Shkupit në Maqedoninë e Veriut ka vendosur ekstradimin në Zvicër të Saimir Taullaut, rivalit të Aldo Bares në qytetin e Lushnje. Sipas gazetarit Elton Qyno, Taullau rezulton i dënuar me 4 vjet burg në Zvicër për trafik heroinë.
Vendimi për Taullaun është marrë pak ditë më parë dhe ekstradimi i tij në burgjet e Zvicrës i Taullaut është miratuar dhe nga organet shtetërore. Nga të dhënat, rezulton se Taullau është dënuar në vitin 2013 dhe është arrestuar gjatë një aksioni të policisë zvicerane. Teksa hetimet po zhvilloheshin lidhur me dosjen e tij, togat e zeza vendosën që ta linin në masë sigurie “arrest në shtëpi”, por duket se i kishin bërë “llogaritë” keq.
Taullau nuk ka respektuar vendimin e gjykatës por ka zgjedhur që të arratiset dhe të kthehet në Shqipëri. Megjithatë ai u dënua në mungesë. Ai u arrestua në shtator të këtij viti në Maqedoni, ndërsa mbi të rëndonte edhe dënimi në Zvicër.
Familja Taullau në Lushnjë, njihet si rivale e bandës së Aldo Bares. Vëllai i tij, Baki Taullau u vra në vitin 2005, ndërsa Saimiri ka qënë gjithmonë në ‘shënjestër’. Jo më larg se dy vite më parë ndaj tij u organizua një atentat, por ia doli që të shpëtonte me plagë të lehta.
Taullau është një person i dënuar disa herë në Shqipëri dhe ka qënë pjesë e ‘kokave’ të krimit në Shqipëri, të cilëve OFL-ja u ka kërkuar formularin për vetëdeklarimin e pasurisë. Si pasojë, i janë sekesutruar pasuri në Lushnje dhe jo vetëm.
(k.m/.dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- 4 të vdekur dhe 581 raste të reja me koronavirus. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit. Ministria e Shëndetësisë në për...
KURBIN– Prokuroria e Kurbinit ka mbyllur hetimet për vrasjen e dyfishtë të Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit në një hotel në Laç. Burime për Dosja.al bëjnë...
KAPSHTICË-1017 persona kanë hyrë në Pikën kufitare Kakavijë. Gazetari i ABC Orges Sako, raportoi se realizohen tamponë të shpejtë falas pranë drejtorisë G...
BAJRAM CURR–Valbona qw prej katwr ditwsh ka mbetur pa energji elektrike, kjo pwr shkak tw motit tw keq. Nga stuhitë e forta të dëborës janë rrëzuar shtyllat dhe...
TIRANË– Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Denis Trungun, hakerin 32-vjeçar nga Durrësi që kaloi në llogarinë e tij...
TIRANË – Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka deklaruar se janë vendosur ekipe shtesë për përballimin e urgjencave mjekëso...
TIRANË- Kritikat e një mjeku të Urgjencës në QSUT për menaxhimin e dobët nga Ministria e Shëndetësisë dhe Qeveria të pandemisë së koronavirusit, për mosmbë...
ATHINË– Ambasada e Shqipërisë në Greqi ka njoftuar se zyrat e aplikimit dhe shpërndarjes së kartave të identitetit dhe pasaportave biometrike duke ni...
TIRANË– Policia e Shtetit ka ndëshkuar me 361 gjobë qytetarë që nuk kanë zbatuar masat shtrënguese anti-COVID. 335 prej tyre janë ndëshkuar për mosvendosje...