Aktualitet

Vrasja në Laç/ Prokuroria e Kurbinit mbyll hetimet për vrasjen e Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit, merr të pandehur 6 person

30 Dhjetor 2020, 14:36 Nga DOSJA
Vrasja në Laç/ Prokuroria e Kurbinit mbyll hetimet për vrasjen

KURBIN– Prokuroria e Kurbinit ka mbyllur hetimet për vrasjen e dyfishtë të Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit në një hotel në Laç. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se nën akuzë janë 6 persona persona, për vrasje në rrethana cilësuese, 2 të arrestuar dhe 2 në kërkim, ndërsa në detyrim paraqitje janë 2 mjekë.

Mësohet në pranga kanë rënë Ilir Xhepaj dhe Eduart Lamaj, sakaq janë shpallur në kërkim Klaudio Perkola e Elson Alija. Mësohet se është vendosur masa detyrim paraqitje për mjekët Besim Lama dhe Viktor Marku.

Deri më tani sipas Prokurorisë nuk ka asnjë motiv në lidhje me ngjarjen pasi sipas tyre familjarët dhe as vetë të pandehurit nuk kanë pasur konflikte me dy viktimat që u ekzekutuan me breshëri plumbash më 30 maj të këtij viti.

“Viktimat ishin me influencë në zonën e Laçit dhe vrasësit ishin të mirëpërgatitur dhe me role të paracaktuara, por ne nuk mundëm të gjejmë motivin,”-, shkruhet në raportin e Prokurorisë.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 30 maj, kur 7 atentatorët, mes tyre Kreshnik Tusha, të veshur si efektivë polici mbërritën në sheshin e një hoteli “AA”, në autostradën Laç-Mamurras, ku ndodheshin viktimat dhe i gjuajtën me armë. Për pasojë, ndërroi jetë në vendngjarje, Bujar (Hasani) Lika, 37 vjeç dhe u plagosën Paulin Gjergji, 53 vjeç dhe Kreshnik Tusha 21 vjeç. Gjergji u transportua në spitalin e Traumës ku vdiq si pasojë e plagëve të marra, ndërsa Tusha shpëtoi pavarësisht plagës së marrë.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bujar lika paulin gjergji bujar lika paulin gjergji

Sondazh

Poll