Bota

Qeveria në Britania ka në plan të vaksinojë 24 mln njerëz deri në Pashkë, përfaqësuesit e vaksinës AstraZeneca kanë p

30 Dhjetor 2020, 15:35 Nga DOSJA
Qeveria në Britania ka në plan të vaksinojë 24 mln

BRITANIA E MADHE-Britania mund të vaksinojë 24 milion njerëz kundër Covid-19, deri në Pashkë, pas miratimit të vaksinës nga Universiteti Oxford dhe AstraZeneca. Sipas DalyMail, përfaqësuesit e vaksinës kanë premtuar të shpërndajnë 2 milion doza në javë.

Në një nxitje masive për t’i dhënë fund pandemisë brenda muajve, rregullatori mjekësor i Mbretërisë së Bashkuar i dha ditën e sotme dritën jeshile vaksinën, e cila është e lirë dhe e lehtë për t’u transportuar. Ndërsa, rregullatorët në Britani kanë rekomanduar që vaksina të jepet në dy doza me tre muaj larg, në mënyrë që më shumë njerëz të vaksinohen.

Britania ka porositur 100 milion doza dhe vaksinimi pritet të fillojnë të hënën, ku ministrat duhet të përballet me sfidën e vaksinimit të 2 milionë njerëze në javë.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota britania e madhe vaksina anti-covid britania e madhe vaksina anti-covid

Sondazh

Poll