Bota

Presidenti i Serbisë Vuçiç i kërkon qeverisë të ofrojë 1 mln euro ndihmë për Kroacinë: Dua që vendi të rimëkëmbet

30 Dhjetor 2020, 14:42 Nga DOSJA
Presidenti i Serbisë Vuçiç i kërkon qeverisë

SERBI– Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i ka dërguar një letër Qeverisë së vendit, ku i kërkon që të japë një milion euro nga fondet për t’ia transferuarQeverisë së Kroacisë si ndihmë për shkak të tërmetit.

Ne jemi gati të ofrojmë çdo lloj ndihme. Unë dua që Kroacia të rimëkëmbet shpejt, të rindërtojë shpejt të gjitha objektet. Më vjen shumë keq dhe jam i gatshëm të ofroj çdo lloj ndihme teknike dhe financiare,”- ka thënë ai.

Ditën e djeshme, Kroacia u godit nga një tërmet i fortë, rreth 6,3 ballë, duke shkaktuar dhjetra të plagosur, 7 viktima dhe dëme të konsiderueshme në ndërtesat në Petrinja, një qytet në juglindje të Zagrebit. Tërmeti u ndje në të gjithë Kroacinë, si dhe në Serbi, Bosnjë dhe Hercegovinën fqinje dhe deri në Graz në jug të Austrisë. Disa ndërtesa u shembën në Petrinja, rreth 60 kilometra nga Zagrebi.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni aleksander vucici serbi termeti ne kroaci aleksander vucici serbi termeti ne kroaci

Sondazh

Poll