Bota

Gjermania pret miratimin e shpejtë nga BE te vaksinës së Oksfordit dhe Astrazeneca/ Ministri i Shëndetësisë: Presim dhe nj

30 Dhjetor 2020, 15:01 Nga DOSJA
Gjermania pret miratimin e shpejtë nga BE te vaksinës së

BERLIN-Gjermania po pret aprovimin emergjent të vaksinës anti-Covid të Universitetit të Oksfordit dhe Astrazeneca nga Bashkimi Evropian dhe Agjensisë mjekësore evropiane (EMA). Ministri gjerman i Shëndetësisë Jens Spahn ka thënë se përveç aprovimit nga BE-ja vendi kërkon dhe një studim të plotë nga EMA, për cilësinë e saj.

Kërkojmë një ekzaminim të shpejtë dhe të plotë të vaksinës së Astrazeneca nga EMA, përveç miratimit nga BE të vaksinës së Modernas, në fillim të janarit,“- ka thënë ai.

Ndërkohë, Klaus Cichutek, kreu i Institutit Paul Ehrlich, ka thënë se në sajë të rishikimit rreth efektivitetit që iu bë vaksinës së Astrazeneca nga BE, do të ishte e mundur të merrej një vendim i shpejtë pasi të paraqitej një kërkesë zyrtare.

Sakaq, asnjë aplikim i tillë nuk ishte marrë nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) deri ditën e sotme. Sipas tij sapo të dorëzohet aplikimi, do të merret vendimi shumë shpejt.

Vaksina e zhvilluar bashkërisht nga Pfizer dhe BioNTech tashmë po administrohet nën një fushatë vaksinimi në të gjithë BE-në që filloi pas Krishtlindjeve. Ndërsa Astrazeneca-së, iu dha miratimi për përdorim në Britaninë e Madhe ditën e sotme.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota astrazeneca astrazeneca

Sondazh

Poll