Bota

Ministri i Jashtëm i Italisë thirrje Komisionit Evropian: Blini vaksina për Ballkanin, ne nuk jemi dorëhequr nga situata e v

30 Dhjetor 2020, 14:55 Nga DOSJA
Ministri i Jashtëm i Italisë thirrje Komisionit Evropian: Blini

ITALI-Ministri i Jashtëm Luigi Di Maio  gjatë vizitës së tij në Kosovë i ka bërë thirrje Komisionit Evropian(KE) që të blejë vaksinën për Ballkanin. Në një deklaratë për mediat  ai ka thënë se italia nuk është tërhequr nga ndihma dhe mbështetja për Kosovën në luftën kundër Covid-19, ku gjithashtu i ka bërë thirrje KE-së që të marri përsipër iniciativën për të blerë sa më shpejt doza të nevojshme për vaksinimin e popullsisë në Ballkanin Perëndimor.

“Italia nuk është tërhequr prapa në këtë situatë të vështirë dhe ka sjellë, falë aftësive të saj ushtarake kombëtare në fushën mjekësore, kontributin e saj në mbështetje të autoriteteve kosovare në luftën kundër Covid. Ndaj i kërkojmë Komisionit Evropian përshpejtimin e blerjes së vaksinave për përfitimin e qytetarë italianë. E konsideroj të rëndësishme dhe urgjente që Komisioni, përveç iniciativave të planifikuara tashmë, të marrë përsipër një iniciativë e dedikuar posaçërisht për blerjen drejtpërdrejt dhe sa më shpejt të jetë e mundur doza të mëtejshme të vaksinimit për popullsitë e Ballkanit Perëndimor, të testuara rëndë nga pandemia”, tha Di Maio.

Ministri i jashtëm italian, Luigi Di Maio, ditën e sotme ka vizituar Kosovën, si dhe trupat italiane që shërbejnë në kuadër të KFOR-it. Gjatë vizitës së tij në Kosovë Luigi Di Maio, u  takua edhe me homologen e tij, Meliza Haradinaj-Stublla. Ndërsa, takimin e parë e zhvilloi me trupat italiane që shërbejnë në kuadër të KFOR-it. Ministrja Haradinaj-Stublla bëri të ditur se gjatë këtij takimi është diskutuar për vaksinës dhe thellimin e bashkëpunimit në fusha të tjera me rëndësi strategjike, veçanërisht në atë të mbrojtjes dhe përkrahjes së mëtejme për fuqizimin e rinisë së Kosovës.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota itali luigi di maio itali luigi di maio

Sondazh

Poll