Sport

VIDEO/ Tiranën e “tradhëton” Torassa, Vllaznia e mbyll vitin si kampion dimri

30 Dhjetor 2020, 15:10 Nga DOSJA
VIDEO/ Tiranën e “tradhëton” Torassa, Vllaznia e mbyll

TIRANË– Nuk ka shkuar më shumë se 1-1 klasikja mes Tiranës dhe Vllaznisë. Të dyja skuadra kërkuan maksimumin në këtë përballje, për ta mbyllur vitin kalendarik në mënyrën më të mirë të mundshme.Rasti i parë ishte për Vllazninë, në minutën e 5-të Ardit Hoxhaj godet shtyllën. I pafat sulmuesi vlonjat shumë pranë vijës fatale.

Në tentativën e parë Tirana gjen avantazhin, në minutën e 13-të Muçi shënon për bardheblutë në një aksion fantastik. Pjesa e dytë nis me sulmin e Vllaznisë, në minutën e 47-të Dilaver humbet mundësinë të barazojë shifrat. Pas një harkimi nga e djathta, sulmuesi i skuadrës shkodrane, ka goditur me kokë nga fare pranë, por tentativa e tij ka shkuar mbi kuadrat.

Nuk i besojnë syve kuqeblutë. Në minutën e 74 Torasa ndëshkohet me karton të kuq, për goditje antisportive me takë ndaj Iseavskit.Ndërsa në të 79-tën vendoset baraspesha në “Selman Stërmasi”. Demir Imeri realizon me kokë, pas krosimit të Gurishtës nga e djathta, mesfushori godet saktë me kokë.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport tirana vllaznia tirana vllaznia

Sondazh

Poll