Çfarë ndodh rreth nesh? Titujt kryesorë të portaleve, 30 dhjetor 2020
TIRANË- Dosja.al ju sjell titujt kryesore të portaleve në vend për ditën e sotme. Lajmi kryesor janë ndryshimet në kabinetin qeverisës, ndërsa në të gjithë...
LEZHË– Dy të rinj nga Lezha janë prangosur pasi kanë qëlluar me armë zjarri drejt një makine. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gajush të Lezhës, ku kushërinjtë Redion dhe Sokol Hysa, 19 dhe 28 vjeç, kanë qëlluar me automatik në drejtim të mjetit tip ‘Man’, i cili është në pronësi të Gjok Malajt.
Në vendin e ngjarjes u gjetën dhe sekuestruan 28 gëzhoja model 56. Pas identifikimit të tyre, Policia u ka shkuar në banesë dy të rinjve ku edhe gjetën e sekuestruan një armë zjarri tip automatik dhe një armë “TT” pa fishekë. Armën automatike, dy të rinjtë e kishin fshehur në një depozitë uji por sërish është pikasur nga Policia. Nuk dihet se përse ka nisur konflikti mes të rinjëve që ka degraduar në përdorimin e armëve të zjarrit.
NJOFTIMI I PLOTË:
Lezhë
Qëlluan me armë zjarri në ajër, identifikohen në kohë reale nga Policia. Finalizohet operacioni policor i koduar “Gajushi”, vihen në pranga 2 autorët. Sekuestrohen dy armë zjarri (një automatik dhe një pistoletë) dhe fitil zjarrpërcjellës. Shërbimet e DVP Lezhë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Lezhë, pas njoftimit të marrë se në fshatin Gajush, Lezhë, kishte të shtëna me armë zjarri, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Falë veprimeve të shpejta profesionale dhe hetimore u bë i mundur identifikimi në kohë reale i 2 shtetasve që kishin qëlluar me armë zjarri në ajër. Në bazë të provave të grumbulluara u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar “Gajushi”, si rezultat i të cilit u bë kapja e arrestimi i personave të dyshuar: -R. H., 19 vjeç dhe S. H., 28 vjeç, banues në Milot, Kurbin. Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit R. H. dhe ambientit përreth saj, gjetën dhe sekuestruan armën e zjarrit kallashnikov me të cilën dyshohet se këta shtetas kanë qëlluar në ajër, të cilën ky shtetas e kishte fshehur në një depozitë uji në banesën e tij.
Operacioni ka vijuar me kontrollin e banesës së shtetasit S. H., ku gjatë kontrollit shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pistoletë me një krehër dhe fitil zjarrpërcjellës. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje ” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Dosja.al ju sjell titujt kryesore të portaleve në vend për ditën e sotme. Lajmi kryesor janë ndryshimet në kabinetin qeverisës, ndërsa në të gjithë...
Këshilli Kombëtar i Territorit ka vendosur të mbyllë vitin 2020 me një numër rekord vendimesh ku përfshihen nga parqet fotovoltaikë tek komplekset turistikë. Në...
TIRANË– Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka bërë parashikimin e motit për ditën e sotme në vendin tonë. Sipas IGJEUM, gjatë di...
TIRANË– Këngëtari Ardit Çuni feston sot ditëlindjen e 25-të, rast që i ka bërë vajzat e “Për’puthen” të shkelin ligjet dhe të sfidojnë Policinë e Sh...
LEZHË– Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në fshatin Kallmet të Lezhës. Burime për Dosja.al, bëjnë me dije se një mjet tip Ford ka përplasur...
TIRANË– Gjykata Kushtetuese, pas më shumë se 3 viteve është bërë funksionale dhe shënon në radhët e saj shtatë anëtarë, me vetëm dy vende të mbetura ...
Sikur të mos mjaftonte plaga e hapur nga tërmeti i 26 Nëntorit të viti të shkuar, dhe ende pa ju gëzuar mbështetjes financiare që mori në Bruksel për rindërtimi...
DURRËS– Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një qytetari, i i cili ka njoftuar shkarkimin e 30 punonjësve në spitalin e Durrësit ...
ITALI- Erind Garubi, një 29-vjeçar shqiptar banues në Molfetta, u arrestua nga Guardia di Finanza më 30 qershor të kaluar, së bashku me 36 persona të tje...