Bota

Covid në botë/ Vala e dytë e pandemisë “gjunjëzon” të gjitha vendet, numri i të infektuarve shkon në 82 milionë, va

30 Dhjetor 2020, 08:10 Nga DOSJA
Covid në botë/ Vala e dytë e pandemisë

TIRANË– Vala e dytë e pandemisë së Covid-19 ka “gjunjëzuar” të gjitha vendet në botë. Numri i personave të infektuar me koronavirus në botë ka shkuar në 82,394,794 ndërsa numri i të vdekurve ka shkuar në 1,798,097. Nga 82 milion raste të gjitha me Covid-19, 22,194,386 janë raste aktive ndërsa 58,402,311 e kanë kaluar virusin.

Vendet me të prekura nga pandemia që nga fillimi i saj janë: SHBA, në të cilën janë gjithsej 19,977,704 raste të shënuara aktive, dhe 346,579 kanë humbur jetën, India është në vend të dytë me 10,245,326 raste pozitive dhe 148,475 persona kanë humbur jetën, në vend të tretë është, Brazili me 7,564,117 raste pozitive dhe me 192,716 viktima, vendi i 4 në botë për nga rastet pozitive me Covid është, Rusia me 3,131,550 dhe me 56,426 humbje jete. Në vend të 5 është, Franca me 2,574,041 raste pozitive dhe me 64,078 humbje jete, ndërsa ne vend të 6 është, Mbretëria e Bashkuar me 2,382,865 raste pozitive dhe 71,567 persona kanë humbur jetën.

Në vend të 7 është, Turqia me 2,178,580 raste pozitive dhe me 20,388 persona që kanë humbur jetën, në vend të 8 është, Italia me 2,067,487 raste pozitive totale dhe 73,029 persona që kanë humbur jetën. Në vend të 9 është Spanja me 1,906,057 persona të infektuar dhe 50,442 humbje jete, ndërsa në vend të 10 është, Gjermania me 1,691,707 raste të regjistruara pozitive dhe 32,420 humbje jete.

Vala e dytë e pandemisë i ka goditur të gjithë botën. Shumë vende kanë ashpërsuar masat anti-Covid këto javët e fundit. Disa nga vendet me të prekura në botë nga vala e dytë e pandemisë e kanë vendosur vendin në karantinë të pjesshme ku në to bëjnë pjesë Franca, Spanja, Italia, Irlanda e Veriut, Belgjika, Greqia, Gjermania, Zvicra,Suedia, Kosova dhe Skocia. Nga vendet që janë futur në karantinë shumë prej tyre janë me orë policore si dhe dalja është e kufizuar dhë mënyra e vetme për të dalë është nëpërmjet sms-ve.

Ndërkohë që vaksinat anti-Covid në botë janë prodhuar disa, por aprovim për përdorim kanë marr vetëm vaksinat e Pfizer/BioNTech, Modernas dhe atë të Universitetit të Oksfordit/ AstraZeneca-s. Fillimisht vaksinat u aprovuan në Angli dhe më pas në SHBA, Kanada, në vendet e Evropës dhe në disa vende nga bota. Në lidhje me mutacionin e ri të Covid, ekspertët dhe shkenctarët kanë thënë se vaksinat anti-Covid janë të efektive kundër Covid-it të ri.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne bote koronavirusi ne bote

Sondazh

Poll

Bota 30 Dhjetor 2020, 07:09

ANGLI- Vaksina anti-Covid e Universitetit të Oksford-it dhe AstraZeneca-s është miratuar ditën e sotme për përdorim në Britaninë e Madhe. Lajmin e kanë bërë të ...