“Opozita, një ushtri e shpartalluar, jo parti”/ Spiropali: Vendimet e një lideri gjykohen nga produkti, kanë qe
TIRANË- Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali ka komentuar mbrëmjen e sotme në “Real Story” në News24 ndryshimet në qeveri dhe vendimet e kryeministrit Edi Rama për emrat e zgjedhur.
Për Spiropalin ndryshimet janë të mirëmenduara duke theksuar se zgjedhjet e kryeministrit nuk mund të gjykohen nga ministrat e tjerë. Sipas saj, vendimet e një lideri gjykohen nga rezultati.
“Ndryshimet në qeveri janë të mirëmenduara. Ne kemi një betejë shumë të rëndësishme përpara, 25 prillin që do ta fitojmë patjetër. Ne kemi një organizim jo vetëm elektoral por dhe partiak që nuk ndalet. S’kemi asnjë krahasim me asnjë forcë tjetër politike. Zgjedhjet e kryeministrit Rama nuk mund të gjykohen. Nga ju po si gazetarë por flas për ne, ministrat e tjerë. Vendimet e një lideri gjykohen nga produkti, rezultati jo pëlqyeshmëria personale. Vendimet e Edi Ramës kanë qenë të duhurat përderisa na kanë çuar në fitore, gjithmonë e më të madhe. Këto zgjedhje janë më të mirat e mundshme. janë jo vetëm njerëz politikë por i kanë dalë për zot disa betejave dhe kanë sjellë rezultate. Ministrat këtu o janë larguar me bujë të madhe, o me zhurmë të madhe, o duke vrarë e nuk kanë dhënë dorëheqjen. Tre njerëz normalë që i dhanë qeverisë profilin e një qeveri europiane. Z.Lleshaj ka menaxhuar dy nga vitet më të vështira sa i përket sulmeve që i janë bërë policisë dhe i ka menaxhuar si një shtetar i vërtetë”, theksoi Spiropali.
Ndërkohë politologu Roland Lami tha se kryeministri ka edhe përgjegjësinë për zgjedhjet që bën. “Kryeministri ka të drejtën legjitime të zgjedhë kabinetin e tij, ai merr dhe kostot, por tek zgjedhja ka dhe përgjegjësinë”, u shpreh ai.
Për Shpëtim Nazarkon, dy ish-ministrat nga Kosova janë lëvizje karta të kryeministrit Edi Rama duke dhënë këtë arsyetim dhe për ministrat e rinj.
“Zgjedhja e Cakës dhe e asaj…kur ishte kjo histori, Rama po akuzohej për Serbinë.. Ai tha në rregull me OSBE-në do merrem vetë, por duhet të përballej me dy rreziqe të tjera, njëra për akuzën e Serbisë, atëherë nxori dy karta, mori dy njerëz nga Kosova dhe e zbuti këtë kritikë. Tani që ajo situatë me marrëveshjen mbaroi dhe roli i tyre mbaroi.
U gëzova për Niko Peleshin jo se kam miqësi me të por duke parë disa veçori të tija, u gëzova se po plotëson dy funksione. Është drejtues politik i qarkut Korçë, në momentin që e hoqe nga ministër bujqësie lë një boshllëk. Korça nuk është si Fieri. Në këtë pikë është lëvizje e mirë. Nga ana tjetër p ovija re një gjë, ministria e Mbrojtjes na duket ndonjëherë sikur ç’na duhet. Por ka vlerë për një anë tjetër. Ai plotëson dy funksione me Nikon, nga njëra anë për Korçën dhe nga ana tjetër hap një kanal. Lëvizjet që bëri tani, janë të imponuara nga zgjedhjet që po vijnë. Për ata të dy jam i mendimit, se si nuk kanë prurë ndonjë të keqe, as nuk kanë prurë ndonjë, por janë disa të mira për kryeministrin.
Ne bëmë një gjest real, bëmë dy ministra nga Kosova, një gjest i papërfytyrueshëm deri disa vjet më parë. Më shumë vlerësoj interkonjeksionin se dy picirrukë që nesër mund të mos u kujtohet as emri. Kryeministri është dhe komandant i përgjithshëm i partisë së vet”, tha Nazarko.
Ministrja Spiropali tha më tej se njerëzit kanë siguri kur është kryeministri që e zgjedh kabinetin dhe jo njerëz të tjerë. Sipas saj, opozita është një çetë që sulet, ndërsa PS një parti e disiplinuar.
“Më thuaj një vend në botë ku kryeministri nuk zgjedh ministrat. Nuk ka kryeministër në botë që nuk zgjedh kabinetin që drejton. Njerëzit kanë siguri që kryeministri zgjedh kabinetin dhe jo të tjerët. Ata (opozita) janë një ushtri e shpartalluar, jo parti. pa lider, pa vizion, një çetë që sulet aty, që sulmon dhe s’dihet pse po të sulmon. Ne jemi një parti e disiplinuar, me program, me ide dhe dimë kë kemi lider. Ç’domethënë që je liberal? Që interesat personale të tyre të ndikojnë në qeverisjen e vendit. ka zgjedhje, ka dhe disiplinë brenda një partie. Ka të drejta, ka dhe përgjegjësi”, deklaroi Spiropali.
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Sondazh
Vjosa Osmani: Trau në Morinë është barrierë psikologjike, atdheun s’është vetëm para por edhe ideal
TIRANË– Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani ka përmendur sërish traun në Morinë, duke e cilësuar si një barrierë psikologjike mes dy vendeve.E ft...
Peleshi ministër i Mbrojtjes/ Salianji: I korruptuar! Po të shkosh në Korçë e dëgjon kudo, është pronar i qytetit
TIRANË– Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka folur për emërimin e Niko Peleshit në detyrën e ministrit të Mbrojtes. I ftuar në emiso...
“Rama mbajti shtetin në këmbë kur…”/ Spiropali: Me Edi Ramën jemi drejt fitores së mandatit të 3-të
TIRANË– Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, është shprehur se Edi Rama ka bërë gjithmonë zgjedhjen e duhur, duke sh...
Rrëfehet Ilir Meta: Ndonjëherë edhe mund ta kem shkelur ndonjë ligj
Tre vjet më parë kur Ilir Meta u zgjodh president, kryeministri Rama, faktor kyç për zgjedhjen e tij, do ta specifikonte si Presidentin më të mirë që Shq...
Do pranojmë çdo vendim të ‘Kushtetueses’ për Kodin/ Skënderi: Kush bën koalicion me ne nuk duhet të kandidojë në 4
TIRANË- Anëtari i Bordit të Bindjes Demokratike Arben Skënderi, ka thënë se e BD kishte paralajmëruar dorëzimin në Gjykatën Kushtetuese të kërkesës për rrë...
“Zgjedhjet e 25 prillit, mundësia e parë”/ Meta: Jam me shpresë të madhe se 2021 do të sjellë një progres pozitiv pë
TIRANË- Në një intervistë përmes Skype për emisionin “Tempora” në RTV Ora, presidenti i Republikës Ilir Meta.Teksa foli për betejat e tij të fituara dhe të...
‘Ku do e kaloni Vitin e Ri?’/ Presidenti Meta tregon PLANET për natën e madhe: Kemi nevojë për relaksim
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka treguar se ku do ta kalojë natën e ndërrimit të viteve. I ftuar në emisionin “Tempora”, kreu i shtetit u ...
Spiropali komenton ndryshimet në qeveri: Lleshaj vendosi standard të ri me dorëheqjen e tij, ndaj Cakajt u bënë sulme bruta
TIRANË- Ministrja e Shtetit për marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, duke folur për ndryshimet e fundit në qeveri. E ftuar në emisionin “Rea...