Politike

Vjosa Osmani: Trau në Morinë është barrierë psikologjike, atdheun s’është vetëm para por edhe ideal

29 Dhjetor 2020, 21:29 Nga DOSJA
Vjosa Osmani: Trau në Morinë është barrierë

TIRANË– Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani ka përmendur sërish traun në Morinë, duke e cilësuar si një barrierë psikologjike mes dy vendeve.

E ftuar në emisionin “Tempora”, Osmani u shpreh se si presidente e ka për detyrë që të shpresë shqetësimet e qytetarëve të Kosovës. 

“Arsyeja pse përmenda traun në Morinë është se po konsiderohet si një barrierë psikologjike. Ka qenë një temë e përditshme në Kosovë dhe unë e kam për detyrë që t’i shpreh këto shqetësime. Nuk futem te çështja teknike dhe ekonomike, por atdheu është ideal nuk është vetëm para. Shumë shqiptarë nga Kosova nuk e vizitojnë Shqipërinë vetëm për plazhin, por edhe për dashurisë që kanë për Shqipërinë. Në Lezhë u njoftova se 70% të vizitorëve janë kosovarë. Pra, nuk jemi vizitorë si gjithë të tjerët. Ky tra po shihet si një barrierë psikologjike,”-tha Osmani.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike vjosa osmani vjosa osmani

Sondazh

Poll

Politike 29 Dhjetor 2020, 20:44

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka komentuar ndryshimet e bëra nga kryeministri Edi Rama në kabinetin e tij qeverisës. I ftuar në emisionin “Tempo...

Politike 29 Dhjetor 2020, 19:05

TIRANË- Kryedemokrati, Lulzim Basha,, ka reaguar pa tërmetit 6,3 ballë që gotiti Kroacinë ditën e sotme.Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Basha ...